• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Transparencë edhe në gazetari, miratohen për herë të parë gjyqtarët për mediat. Risi e reformës në drejtësi

by Java News
10/12/2019 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë miratuar për herë të parë gjyqtarët e mediave, si një nga risitë e Reformës në Drejtësi. Këtë të martë Këshilli i Lartë i Gjyqësorit zhvilloi mbledhjen “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ku vendosi caktimin në pozicionin e Gjyqtarit për Mediat, gjyqtarët e mëposhtëm:

Vojsava Osmanaj – juridiksioni i Apelit Shkodër
Edlira Petri – juridiksioni i Apelit Tiranë
Desart Avdulaj – juridiksioni i Apelit Durrës
Klodiana Gjyzari – juridiksioni i Apelit Vlorë
Etleva Temo – juridiksioni i Apelit Korçë
Enton Dhimitri – juridiksioni i Apelit Gjirokastër
Lindita Sinanaj – juridiksioni i Apelit Administrativ
Saida Dollani – juridiksioni i Apelit për Krime të Rënda / për gjykimin e veprave penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

KLGJ bën me dije se gjyqtarët për Mediat do të ushtrojnë detyrat në funksion të rritjes së transparencës në veprimtarinë gjyqësore, si një element i rëndësishëm për shtetin e së drejtës dhe një garanci më tepër për një gjykim të drejtë.

“Drejtësia jo vetëm duhet të bëhet, por edhe të shihet që bëhet, e për këtë, transparenca, në mënyrë të veçantë karshi medias, është thelbësore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KLGJ.

Nëpërmjet transparencës dhe informimit të publikut, gjyqësori do të mund të evidentojë vlerat e gjyqtarëve, të lehtësojë ndërveprimin me publikun e të forcojë besimin e publikut në të, si mbrojtës i interesit publik dhe i të drejtave e lirive themelore të individit.

Vendimi i sotëm konfirmon angazhimin e Këshillit për vendosjen e marrëdhënieve të mira me mediat, duke marrë masat për të lehtësuar realizimin e misionit të tyre sa më mirë.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor mban në konsideratë se komunikimi me mediat si një institucion social, për të qenë efektiv e në shërbim të drejtësisë, si komponent thelbësor për një shoqëri të lirë dhe demokratike, duhet të jetë sa më i përgjegjshëm dhe profesional. Këshilli njeh dhe kontribuon në lirinë e dhënies së informacionit të hapur dhe transparent për publikun, të shprehjes së lirë të mendimit dhe opinioneve, si themeli esencial i një shoqërie të hapur dhe demokratike, duke inkurajuar edhe formimin dhe shprehjen e mendimit të lirë kritik për vetë funksionimin e Këshillit dhe të sistemit gjyqësor. Këshilli i Lartë Gjyqësor, në veçanti anëtari i caktuar për kryerjen e detyrave në lidhje me marrëdhëniet me publikun, do të bashkëpunojë ngushtësisht me Gjyqtarët e Medias për mbarëvajtjen e marrëdhënieve të gjyqësorit me publikun dhe mediat, me synim rritjen e transparencës dhe forcimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor”. /shqiptarja.com/

Next Post
Zbulohet drafti i PS-së për të shmangur bllokimin nga Meta/ Ja si do bëhet betimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Zbulohet drafti i PS-së për të shmangur bllokimin nga Meta/ Ja si do bëhet betimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
SHBA-Kanada, lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

SHBA-Kanada, lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

August 22, 2026
Macron bisedë telefonike me Zelenskyn, premton raketa të reja për Ukrainën: Duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore të Kievit

Macron bisedë telefonike me Zelenskyn, premton raketa të reja për Ukrainën: Duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore të Kievit

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com