• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transparenca në qeverisje, Shqipëria rënditet e 50-ta, lë pas disa vende të Rajonit

by Java News
25/05/2017 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Indeksi global për të dhënat e hapur “Open Data Barometer”, i cili rendit vendet sipas shkallës së tyre të angazhimit në frymën e parimeve të qeverisjes së hapur, transparente dhe gjithepërfshirëse e ka vlerësuar Shqipërinë si një nga vendet me ecurinë më të mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Indeksi publikohet për të katërtin vit radhazi nga Fondacioni World Wide Web, duke konfirmuar ecurinë pozitive të Shqipërisë në angazhimin e marrë në kuadër të Nismës së Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP), së cilës i është bashkuar prej 6 vjetësh.

Për herë të parë Shqipëria është objekt i këtij vrojtimi. Indeksi përfshin 115 vende të botës të cilat i vlerëson në bazë të gadishmërisë për të ndërmarrë angazhime në funksion të rritjes transparencës, shkallën e zbatimit të këtyre angazhimeve dhe impaktin që të dhënat e hapura kanë për qytetarët, biznesin dhe shoqërinë civile.

Shqipëria renditet e 50-ta duke lënë pas vende të rajonit si: Serbia, Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnjë Hercegovinën.

Aktualisht Shqipëria po zbaton planin e tretë kombëtar të veprimit, i cili u prezantua për publikun vitin e kaluar me premtimin e Ministres për Inovacionin dhe Administratën Publike, njëkohësisht edhe Koordinatore Kombëtare e OGP, Milena Harito se në dy vitet e ardhshme Shqipëria do të kthehej në shembullin për të cilin ka nevojë rajoni në rrugën e vështirë drejt qeverisjes së hapur.

Indeksi ka vlerësuar faktin se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që në zbatim të ligjit “Për të drejtën e informimit” parashikon afatin prej 10 ditësh si kohën në të cilën institucionet shtetërore janë të detyruar t’u përgjigjen kërkesave për informacion të ardhura në drejtim të tyre.

Nga ana tjetër, Regjistri i Konsultimit Publik, i cili shërben si dritare e vetme informuese midis organeve publike dhe çdo personi të interesuar për konsultimin e projektligjeve dhe dokumenteve strategjikë, është tashmë i aksesueshëm online për të gjithë qytetarët, ekpertët dhe grupet e interesit.

Duket se zbatimi në praktikë i këtyre dy ligjeve “Për të drejtën e informimit” dhe “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, të miratuar në vitin 2014 i ka dhënë Shqipërisë vlerësimin pozitiv të “Open Data Barometer”.

a.ç

Next Post
Përfundimisht Rooney largohet nga Manchester

Përfundimisht Rooney largohet nga Manchester

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In