• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Transmetimi i virusit/ Ja 10 gjërat që duhet të dini

by Java News
06/04/2020 23:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kujdesi për higjienën dhe distancimi social konsiderohen si masat thelbësore që secili prej nesh duhet të ndërmarrë në mënyrë që të ndihmojnë në frenimin dhe shkëputjen e zinxhirit të infektimeve me Covid-19. Kjo pasi më shpesh përhapja nga një person tek tjetri ndodh nëpërmjet spërklave të frymëmarrjes të prodhuara nga një person i infektuar pasi flet, kollitet apo teshtin, të cilat mund të bien lehtësisht tek personat rreth tij, si dhe në objekte që gjithashtu mund të shërbejnë si një burim infektimi.

Mjaft shqetësuese mbetet përhapja e virusit nga personat që nuk kanë shenja të dukshme të sëmundjes. Duke mos pasur simptoma këta persona mund të rrezikojnë edhe të afërmit e tyre, për shkak të mosrespektimit të distancimit social.

Burim rreziku për transmetimin e virusit janë edhe pacientët që nuk respektojnë karantinën, në rastet kur simptomat kanë filluar të zhduken. Ekspertët e shëndetit publik në vendin tonë, të udhëzuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetit, sqarojnë se pacientët mund të kontaminojnë deri në dy javë pas zhdukjes së simptomave. Ndaj nuk duhet të neglizhoni kurrsesi qëndrimin në karantinë edhe për dy javë të tjera pasi simptomat të jenë zhdukur të pasi këto simptoma të jenë zhdukur.

Një lajm i mirë i konfirmuar tashmë është se nuk është vënë re kalim i virusit në rrugë intrauterine, çka do të thotë se gratë shtatzëna nuk rrezikojnë kalimin e virusit edhe tek bebet që do të sjellin në jetë.

Po ashtu nga studimet e kryera deri më tani tek rastet e infektuara, nuk janë konstatuar gjurmë të virusit në qumështin e gjirit të nënës. Këto të fundit udhëzohen që të vijojnë ushqyerjen me gji të të vegjëlve të tyre, por duke marrë në konsideratë edhe masat e kujdesit të higjienës personale (të larjes së duarve para dhe pas prekjes së fëmijës), higjienës respiratore vendosjes së maskës kur i jepet gji fëmijës, si dhe dezinfektimit të shpeshtë të ambienteve të shtëpisë.

Vlerësimet për rrugët e transmetimit të Covid-19:

1.Më shpesh Covid-19 përhapet nga një person tek tjetri midis kontakteve fizike.

2.Përhapja nga një person në tjetrin ndodh kryesisht përmes spërklave të frymëmarrjes të prodhuara kur një person i infektuar flet, kollitet, ose teshtin.

3.Këto spërkla mund të zbresin në gojë, hundë, ose sy të njerëzve që janë afër me të infektuarin, ose mund të thithen edhe në mushkëri.

4.Kur një person prek sipërfaqet ose objekt që ka virusin mbi të dhe më pas prek gojën, hundën, ose sytë e tij.

5.Transmetimi mund të ndodhë kur pacientët janë simptomatikë, por edhe para shfaqjes së ndonjë simptome, madje edhe nga pacientët simptomatikë (që nuk kanë shenja të dukshme që të kuptojnë se janë të infektuar).

6.Pacientët mund të kontaminojnë deri në dy javë pas zhdukjes së simptomave.

7.Në gratë shtatzëna, transmetimi intrauterin ose perinatal nuk është identifikuar.

8.Te gratë që ushqejnë foshnjat me gji, virusi nuk është zbuluar në qumështin e gjirit. Organizata Botërore e Shëndetit, aktualisht deklaron se nënat me Covid-19 mund të vazhdojnë me ushqyerjen me gji, duke respektuar masat e higjienës.

9.Lidhur me  mundësinë e ri-infektimit përgjigja imune ndaj Covid-19 nuk është kuptuar akoma. Pacientët me infeksion MERS-COV nuk ka të ngjarë të riinfektohen menjëherë pasi shërohen, por ende nuk dihet nëse një mbrojtje imune e ngjashme do të vëzhgohet edhe për pacientët me Covid-19.

10.Periudha mesatare  inkubacionit vlerësohet 5.1 ditë. Kjo sugjeron që periudha e karantinës 14 ditore e rekomanduar nga OBSH është e arsyeshme. Rreth 97,5 për qind e njerëzve shfaqin simptoma do ta bëjnë këtë brenda 11.5 ditëve nga ekspozimi.

Next Post
OBSH publikon FAKTET e reja: Po qëndrove në diell, po pive metanol, po gëlltite zbardhues rrobash…

OBSH publikon FAKTET e reja: Po qëndrove në diell, po pive metanol, po gëlltite zbardhues rrobash...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

Agjencitë ndërkombëtare: Shqipëria e lirë dhe e sigurtë për pushime

February 19, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Rivlerësimi, Braçe sulmon ministrin Malaj dhe Kadastrën: Ta marrësh me nge nuk quhet qeverisje…

February 19, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

February 19, 2026
Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

February 19, 2026
Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

February 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Shkurt 2026

February 19, 2026
Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

February 19, 2026
Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

February 19, 2026
Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

February 19, 2026
PS në pushtet përtej 2040-ës, Berisha 96 vjeç duke pritur ‘shansin’!

Protesta e opozitës, Berisha: Skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In