• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transformohet një tjetër bllok banimi, Veliaj: Ne nuk i ndajmë qytetarët në të majtë e të djathtë

by A R
12/07/2024 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për bllokun e banimit që kufizohet nga rrugët “Teodor Keko”, “Tom Plezha”, “Mikel Maruli” dhe “Loni Ligori”. Veliaj tha se falë këtyre investimeve, po rritet ndjeshëm vlera e pronës. Ai komentoi edhe pamjet e shëmtuara nga protesta e djeshme e opozitës, kur u dogj me molotovë flamuri kombëtar.

“E kuptoj kur ke ambicie për të kandiduar dhe shkon nga humbja në humbje me energji të jashtëzakonshme, siç ndodh me kundërshtarët tanë, por ta kthesh këtë ambicie në një produkt pune, ku digjet dhe përdhunohet simboli kombëtar, ku digjet flamuri kombëtar, ku digjen institucionet, që janë monument kulture, kjo s’ka kuptim. As kryeministria e as bashkia nuk janë godina personale, janë monumente kulture, që do i shërbejnë çdo qeverie dhe çdo bashkie që do të shërbejë aty. Kur shkon dhe djeg bashkinë, kryeministrinë, flamurin, tregon se je komplet jo dinjitoz për t’u konsideruar si një ofertë serioze”, tha ai.

Veliaj tha se punët bëhen për të gjithë njësoj, pa i ndarë njerëzit në të majtë apo të djathtë. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që, ata që djegin flamurin, ata që djegin goma, ata që e lanë zonën pa një gramë asfalt, pa një shkollë, pa një kopësht, pa një çerdhe, me ndërtime kaotike, me një komunë të dalë jashtë kontrolli, me hipoteka dhe legalizime të papërfunduara, me pallate që ishin disfunksionale, t’i dënojnë përsëri në zgjedhjet e ardhshme.

“Jam i bindur se forca e madhe qytetare, djegësve të gomave, të ndërtesave dhe të flamujve, do t’u japë një përgjigje spektakolare. Ne do të shkojmë të mobilizuar me pjesën e shëndoshë të shoqërisë, me pjesën që do të mësojë, që do të punojë, që do rend, që do ligj, që do pastërti, që do hijeshi, që do gjelbërim. Kjo është pjesa e shëndoshë. Kjo është shumica e heshtur e popullit që, edhe herën e fundit me 60 mijë vota, por edhe në çdo hapësirë tjetër, del në votime dhe thotë: ‘Unë dua që gjërat të ecin përpara, jo djegie flamujsh, jo djegie gomash, jo djegie institucionesh’. Për të gjithë ata njerëz që kanë besim na duhet që ta kalojmë verën në punë, që të bëjmë diferencën mes atyre që djegin, se duan të kapin shtëpitë e tyre në Lalëz dhe atyre që punojnë përditë, përditë, përditë. Se është verë, se është dimër, se është e shtunë, se është diel, duhet t’i çojmë gjërat përpara”, nënvizoi ai.

Për investimin në zonë, Veliaj shtoi se deri tani është rehabilituar dhe urbanizuar 2/3 e njësisë. “Me bashkëpunimin e qytetarëve, me lirimin e rrugëve dhe korsive gjatë kohës që ata janë në plazh, ne do të kemi mundësi të urbanizojmë totalisht blloqet ku jemi duke punuar, që kur të kthehen në fund të gushtit nga pushimet, ta gjejnë situatën të transformuar. Kemi marrë disa hapësira me qira për çerdhe dhe për kopshte”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se Bashkia e Tiranës po kujdeset që, jo vetëm të shtrohen rrugët, edhe në lagjen më periferike të qytetit, por edhe të zbatohet ligji sa i përket legalizimeve. “Erdhi urbanistika, erdhi ndriçimi LED, erdhi gjelbërimi, erdhi trotuari, erdhi korsia e biçikletave, erdhi pastrimi, tani të vijë edhe hipoteka, edhe letrat, për një shtëpi dinjitoze, që mesa më rezulton nga të gjitha imobiliaret me të cilët kemi folur tek Rilindja, vetëm mbasi mbaron projekti, ose sa fillon asfalti, vlera e apartamenteve rritet me 30%. Kjo është një gjë e jashtëzakonshme!”, përfundoi Veliaj.

Next Post
“38 familje gjermane kanë blerë në Shëngjin”, Ndreu: Në rritje numri i turistëve të huaj në Lezhë

“38 familje gjermane kanë blerë në Shëngjin”, Ndreu: Në rritje numri i turistëve të huaj në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 13 persona, mes tyre 10 zyrtarë

EMRI/ Prokuroria e çoi në gjyq se mashtronte furnitorët dhe fshihte të ardhurat nga shitja e betonit, ja kush është biznesmeni italian!

November 6, 2026
Jasir Asani parakalon Cristiano Ronaldon në Champions-in aziatik

Jasir Asani parakalon Cristiano Ronaldon në Champions-in aziatik

November 6, 2026
“Lobimi dhe biznesi”, ligji i ri krijon transparencë në përfaqësimin e interesave dhe rrit besimin e publikut

“Lobimi dhe biznesi”, ligji i ri krijon transparencë në përfaqësimin e interesave dhe rrit besimin e publikut

November 6, 2026
‘Fatura’ e humbjes së zgjedhjeve, vijnë pasojat e para! Trump ndryshon shefin e kabinetit, Stephen Miller zë vendin e Susie Wiles

‘Fatura’ e humbjes së zgjedhjeve, vijnë pasojat e para! Trump ndryshon shefin e kabinetit, Stephen Miller zë vendin e Susie Wiles

November 6, 2026
Dy nxënëse tërhiqen nga denoncimi ndaj mësuesit në Selenicë, prindërit: Nuk kemi asnjë problem me të!

Dy nxënëse tërhiqen nga denoncimi ndaj mësuesit në Selenicë, prindërit: Nuk kemi asnjë problem me të!

November 6, 2026
Princi Harry pas rikthimit në Britani: Shpresoj të pajtohem me familjen

Princi Harry përshkallëzon betejën ligjore me “Daily Mail”, do ta apelojë vendimin për rrëzimin e padisë së tij!

November 6, 2026
“Sa më të lidhur, aq më të fortë”- Nisma e Evropës Qendrore, Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah!

“Sa më të lidhur, aq më të fortë”- Nisma e Evropës Qendrore, Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah!

November 6, 2026
Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

Lëvizje gjeopolitike ‘tektonike’/ Trump drejt marrëveshjes me Putinin për gjithë Evropën! Brukseli reagon: Nuk vendosni dot pa ne!

November 6, 2026
FOTOT/ “National Geographic” promovon Butrintin: Shijoni mrekullinë antike

Qeveria ndryshon ligjin për Trashëgiminë Kulturore, rregulla të reja për monumentet: Tani më shumë kontroll mbi to!

November 6, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksidentohet i riu në Vlorë, po lëvizte me monopatinë elektrike, dërgohet i plagosur në spital!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In