• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transformohet lagjja e Balshajve, Veliaj: Periferia me të njëjtën cilësi punimesh si në qendër. Rritet vlera e pronës

by S T
04/12/2024 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE

Zona mbrapa pallateve të Balshajve, e cila ndodhet në një nga lagjet kufitare mes Tiranës dhe Kamzës, po transformohet falë investimit të Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet ku theksoi se, ashtu si shumë zona të tjera në periferi, edhe kjo lagje është pjesë e buqetës së 100 lagjeve ku po punohet me të njëjtën cilësi si në qendër.

“Këtu jemi në një zonë periferike, e cila nuk ka qenë as e Kamzës as e Tiranës për shumë vjet, por me ndarjen e re administrative i ka kaluar kryeqytetit. E gjithë puna që po bëjmë në zonat periferike, si tek “Treshi”, edhe këtu në lagjen e “Balshajve”, edhe tek “Fresku”, te “Thesari” ku takohemi me Dajtin, edhe te zona e Kopshtit Zoologjik dhe Botanik, edhe te zona e lagjes ‘Rilindja’ ku kalon Unaza e Madhe, më në fund është futur në konceptin e 100 lagjeve ku po ndërhyjmë, për të mos pasur asnjë zonë e cila cedon dhe për t’u siguruar që, ashtu siç kemi bërë shkollat e Kodër Kamzës, të cilat janë shumë më cilësore se shumë nga shkollat e qendrës së Tiranës, ashtu dua që edhe në nivelin e infrastrukturës horizontale dhe vertikale lagjet të mos dallojnë nga njëra-tjetra”, deklaroi Veliaj.

Ai theksoi se një problem i hasur në këtë zonë janë kolektorët poshtë banesave. Veliaj tha se do të punohet për zhbllokimet e mundshme aty ku është e mundur, ndërsa në disa pjesë të tjera do të ndërhyhet me anë të bypass-eve.

“Do të bëjmë maksimumin që edhe gjatë pushimeve të dimrit mos të cedojë puna, do vazhdojmë me të njëjtin ritëm. E kemi shumë të rëndësishme që të adresojmë disa nga problematikat e mbartura, siç është problematika e kolektorëve. Shumë banorë, të cilët janë transferuar këtu ndër vite, nuk kanë pasur as harta. Do të mundohemi maksimalisht të evitojmë prishjet. Aty ku ka mundësi për zhbllokim, të zhbllokohet, dhe aty ku ka mundësi për të bërë një bypass, të bëjmë një bypass, që mos i prishim terezinë askujt. Duam që të sjellim urbanizimin, civilizimin dhe të gjithë e dimë që kur bëhet një kanalizim dhe ujërat shkarkohen, kur bëhet një ndriçim led, kur bëhen të gjitha tubacionet për fibrat optike dhe nevojat e tjera, lagjja merr vlerë, shtëpia merr vlerë, banesa merr vlerë”, theksoi ai.

Të gjithë këto investime, shtoi kryebashkiaku, do të shtojnë vlerën e banesave në këtë zonë, në mënyrë që edhe lagjja “Balshaj” të përfitojë nga rritja ekonomike në Tiranë.

“Po shikojmë se në të gjitha zonat e Tiranës, sidomos me ardhjen e një turizmi masiv, kanë marrë vlerë shtëpitë airbnb dhe pallatet e vjetra, që askush nuk mendonte se do të kishin këtë lloj vlere në treg dhe do të prodhonin këtë lloj ekonomie për familjen. Duam që edhe lagjja ‘Balshaj’ të përfitojë nga kjo mirëqenie e Tiranës dhe këtë mund ta realizojmë vetëm nëse lagjja urbanizohet, nëse bashkëpunon me firmën, me bashkinë, për t’i gjetur një zgjidhje edhe atyre nyjeve që mund të kemi për të zhbllokuar kanalizimet. Në qoftë se secili pengon tjetrin, atëherë asgjë nuk ecën përpara në një familje dhe jo më në një qytet të madh”, deklaroi Veliaj.

Next Post
EMRI/ U gjet pa jetë dy ditë më parë në burgun grek, zbulohet identiteti i shqiptarit

EMRI/ U gjet pa jetë dy ditë më parë në burgun grek, zbulohet identiteti i shqiptarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In