• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transformohet kompleksi te pishinat, nis kampionati i notit, Veliaj: Jo vetëm për çunat dhe gocat e notit, por për gjithë komunitetin

by Java News
01/07/2022 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër mjedis sportiv i rikthehet qytetarëve të Tiranës. Parku i pishinave te Diga e Liqenit është transformuar plotësisht në pak ditë dhe sot priti garën e parë të kampionatit të notit.

Pas më shumë se 20 vitesh administrim nga privati, kompleksi i pishinave tani ndodhet nën administrimin e Bashkisë së Tiranës, duke u shndërruar në një pikë frekuentimi edhe për qytetarët dhe fëmijët. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i lumtur për zhvillimin e garës së parë të notit dhe shtoi se këto hapësira janë në dispozicion edhe për notarët e rinj, edhe për komunitetin.

“Këtu kemi një hapësirë për më të mirët e notit. Por, kemi edhe një hapësirë çlodhëse për familjarët, si dhe një kamp për fëmijët, që vijnë nga familje me probleme ekonomike, të cilët nuk shkojnë dot në plazh, ama kanë mundësi të frekuentojnë pishinat e Tiranës, për të kaluar disa kujtime të bukura vere. Aty ku ka vullnet, ka edhe një rrugëzgjidhje, në mënyrë që të kënaqen të gjithë. Sot jam shumë krenar që fillojmë një kapitull të ri për notin”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se i vjen mirë që ekipi i notit do të ketë një hapësirë dedikuar posaçërisht për ta dhe se kundërshtarët politikë mund të vonojnë ecurinë e punëve në qytet, por nuk mund ta pengojnë zhvillimin.

“Me skuadrën e notit kemi pasur një ëndërr afatgjatë pas mbarimit të kontratës 20 vjeçare të administruesve të kësaj hapësire. Më vjen keq ta them, por si çdo përpjekje në Shqipëri, me shumë sakrificë, çdo gjë kthehet në një malore me gjykata e keqkuptime. Ky vend do të ishte më i mirë sikur të kishim pak mirëkuptim. Kur ndërtohet një shkollë si gjimnazi ‘Sami Frashëri’, politika nuk duhet të përzihet. Kur lirohet një hapësirë, siç ishin ‘7 Xhuxhat’, për ta bërë parking poshtë dhe kënd lodrash lart, politika nuk duhet të përzihet. Kur lirohen pishinat, qofshin këto olimpike, qofshin pishina për amatorët dhe fëmijët, as këtu politika s’duhet të përzihet”, nënvizoi Veliaj.

Në fund kreu i Bashkisë tha se ky do të jetë një kapitull i ri për notin në Shqipëri. “Mezi pres që ta hapim këtë kapitull të ri për notin, ku ne ofrojmë kushtet, mundësitë, financat, shërbimet dhe pastaj ua lëmë çunave dhe gocave të na nderojnë me medalje. Më vjen shumë mirë që shumica e medaljeve, të paktën në këtë bateri, u mor nga çunat që vijnë nga qytetet e tjera, si Durrësi dhe Saranda”, përfundoi Veliaj./m.j

Next Post
Rama mbledh kryesinë e PS, ja çfarë pritet të ndodhë brenda selisë rozë: Do të caktohet se cilët do jenë kryetarët për…!

Rama mbledh kryesinë e PS, ja çfarë pritet të ndodhë brenda selisë rozë: Do të caktohet se cilët do jenë kryetarët për…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

November 10, 2026
Shqiptarët shlyejnë kreditë në kohë! Huatë me probleme, në nivelin më të ulët që prej vitit 2008, flasin ekspertët

Shqiptarët shlyejnë kreditë në kohë! Huatë me probleme, në nivelin më të ulët që prej vitit 2008, flasin ekspertët

November 10, 2026
Pagë marramendëse për të punuar në Hënë! NASA hap dyert për astronautët e rinj: Bëhuni pjesë e historisë së eksplorimit hapësinor!

Pagë marramendëse për të punuar në Hënë! NASA hap dyert për astronautët e rinj: Bëhuni pjesë e historisë së eksplorimit hapësinor!

November 10, 2026
“U mblodhën gjithë brezat”- Balla në 70-vjetorin e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë: Shkollë me emër të madh në gjithë Shqipërinë!

“U mblodhën gjithë brezat”- Balla në 70-vjetorin e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë: Shkollë me emër të madh në gjithë Shqipërinë!

November 10, 2026
Nations League/ Sinjale pozitive për Maran, dy kuqezinjtë pritet të bashkohen me grupin në prag të ndeshjes me Finlandën!

Nations League/ Sinjale pozitive për Maran, dy kuqezinjtë pritet të bashkohen me grupin në prag të ndeshjes me Finlandën!

November 10, 2026
Tjetër alarm kibernetik, “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

Tjetër alarm kibernetik, “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

November 10, 2026
Arrestime në Francë për skandalin e abuzimeve seksuale të Mohamed Al Fayed! Kontrolle edhe në hotelin luksoz “Ritz”

Arrestime në Francë për skandalin e abuzimeve seksuale të Mohamed Al Fayed! Kontrolle edhe në hotelin luksoz “Ritz”

November 10, 2026
KiE: Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme

Analiza e REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

November 10, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Sfida deçizive Shqipëri-Finlandë, llogaritë për kartonët e verdhë, 8 lojtarë janë në rrezik pezullimi!

November 10, 2026
Asambleja Kombëtare e PS-së më 14 nëntor do mbahet në Lalëz, zbardhet edhe mesazhi që u është dërguar anëtarëve: Ju njoftojmë se…

Asambleja Kombëtare e PS-së më 14 nëntor do mbahet në Lalëz, zbardhet edhe mesazhi që u është dërguar anëtarëve: Ju njoftojmë se…

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In