• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transformohet i gjithë blloku i banimit në Allias, Veliaj: Mbajtëm premtimin

by Java News
24/08/2018 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri para pak muajsh e gjithë zona përreth rrugës “Njazi Meka” në Njësinë nr.4 konsiderohej si një lagje e dorës së dytë, pasi mungonte infrastruktura urbane dhe ajo e ofrimit të shërbimeve. Sot e gjithë kjo zonë ka jo vetëm çerdhe, kopshte, shkolla e mensa sociale që ofrojnë të gjitha standardet, por edhe një mobilim urban nga më të mirët në Tiranë.

Bashkia e Tiranës është duke përfunduar punimet për rikualifikimin urban të të gjithë kësaj lagje që shtrihet në një sipërfaqe prej 58 hektarësh dhe ku përfshihen 35 segmente rrugore dhe sheshe. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputetit, Sadri Abazi, inspektoi punimet që po kryhen, ndërsa theksoi se ndryshimi në këtë pjesë të Tiranës është i madh.

“Megjithëse është një vapë jashtëzakonshme, i jashtëzakonshëm është mundi i atyre që po punojnë për të sjellë Tiranën në terezi, përpara se njerëzit të kthehen nga pushimet. Jemi sërish në njësinë 4, një njësi e cila për faktin që ishte pjesë e Bregut të Lumit, për faktin që kishte shumë zona informale, konsiderohej një llaf i pistë në Tiranë. Sot e kemi ndryshuar këtë realitet. Bregu i Lumit jo vetëm është sinonim i shkollave, kopshteve, çerdheve të reja por i shumë prej blloqeve që po transformohen dhe mesazhi që duam të japim, nuk ka rëndësi nëse je kuksian, apo nëse je sarandiot; nëse je dibran apo përmetar. Kush jeton në Tiranë do trajtohet si kryeqytetas”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ai u shpreh se ky është një premtim i mbajtur dhe se tashmë me këtë investim kuptimi negativ i emërtimit “Bregu i Lumit” nuk vlen më.

“Më vjen mirë sot që një lagje e cila ka banorë që në 30 vitet e fundit kanë ardhur për të kërkuar një jetë më të mirë në Tiranë, sot realisht kanë marrë jetën që kanë kërkuar. Pra duke vënë këtë infrastrukturë, me rrugët, me trotuaret për fëmijët, me ndriçimin, me ujësjellësin e gjithë kanalizimet, kemi sjellë realisht të njëjtin standard tek Bregu i Lumit, që është edhe në lagjet e tjera të Tiranës. Sigurisht që ka ende shumë punë për të bërë. Sot kemi prekur 5 blloqe masive, 32 rrugë. Ka plot të tjera për të bërë por më vjen mirë që e kemi mbajtur këtë premtim, ende pa mbaruar mandatin në Bashki. Kemi qenë këtu dhe e kemi premtuar këtë bllok në fushatë dhe pas 3 vitesh, lagjja nuk dallohet më”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se investimi i ka rritur gjitha vlerën pronave në këtë zonë, ndërsa falënderoi banorët për bashkëpunimin që kanë treguar për ti hapur rrugë një projekti me të gjitha standardet.

Investimet shtrihet në një sipërfaqe prej 58 hektarësh dhe me 35 segmente rrugore dhe sheshe që rehabilitohen. Zona në të cilin shtrihet projekti kufizohet nga rrugët: “Njazi Meka”–“Grigor Prelecev”–“Niko Avrami”–“Spiro Çipi” –“Fitnete Rexha”–“Myslim Keta”–“ Skënder Vila” dhe Lumi i Tiranës”, shtrihet në pjesën Veri – Lindore të qytetit të Tiranës si pjesë e territorit administrativ të Njësisë Bashkiake Nr. 4. Edhe në këtë bllok janë aplikuar standardet më të mira me kanalizim të ujërave të bardha, të ujërave të zeza, trotuare, linjat elektro-telefonisë, ndriçimit, muret dekorative rrethuese, muret pritëse, muret mbajtëse./a.ç

Next Post
Shet ‘buzëqeshje’ për të mbledhur para për transplantin e veshkave

Shet 'buzëqeshje' për të mbledhur para për transplantin e veshkave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In