• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transformohet blloku i banimit në Shkozë, Veliaj: Mbajtëm fjalën e dhënë

by Java News
24/04/2018 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE– Nga një zonë krejtësisht informale, e lënë pasdore, ku pluhuri dhe balta mbizotëronin në çdo kohë, blloku i banimit prej 5.1ha që kufizohet nga Rr. “Bashkim Kodra”, “Shkretëve”, “Shpëtim Zajmi”, “Spahiu” dhe “Ali Shefqeti”, në zonën e re të Shkozës, është shndërruar në një hapësirë model urbane. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Elona Gjebrea dhe administratorja e Njësisë Nr.1, Trendelina Jaku, inspektoi përfundimin e punimeve në këtë bllok banimi, duke theksuar transformimin total që ka pësuar zona, e cila tashmë i bashkohet Tiranës edhe si infrastrukturë.

“Kjo lagje quhet lagja e ‘Shkretëve’ dhe në fakt, fjala e shkretë i shkonte fare mirë sepse ishte një hapësirë me dhe, llucë, baltë, e zhytur terr dhe kaos urban. Sot lagja ka pësuar një transformim të madh. Kaluam nga dheu në asfalt, nga terri në ndriçim LED, nga kaosi në sinjalistikë moderne, nga mungesa e ujit dhe e plehrave mullar, në një situatë ku lagja ka rrjetin më modern të mbledhjes së mbeturinave në qytet. Pra, si dita me natën”, tha kryebashkiaku Veliaj.
thumbnail_Veliaj gjate inspektimit te investimeve ne infrastrukture te Njesia 1  (5)
Ai theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur dhe tregon se përmirësimi i jetës së qytetarëve është një qëllim i përhershëm i Bashkisë Tiranë, që nuk varet nga sezonet politike.

“Nuk pritëm të vijnë zgjedhjet, ato janë një vit e gjysmë larg. Nëse fjala jepet duhet të mbahet. Më vjen mirë edhe për bashkëpunimin që patëm me qytetarët. Ky ka qenë një dimër i jashtëzakonshëm me shira dhe fakti që, në kohë rekord, fill pas shirave, arritëm të rikuperonim ditët e humbura prej motit, më bën të ndihem shumë krenar për stafin e Bashkisë së Tiranës dhe për të gjithë ata që kontribuojnë, duke filluar nga deputetja, administratorja, këshilltarët”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku siguroi se puna në këtë zonë do të vazhdojë për të përfunduar edhe rrugët e tjera, në skajet fundore të njësisë. “Duam të vazhdojmë deri në kulmet fundore kapilare të zonës. Megjithatë, për 4500 banorë të zonës së Shkozës sot është një ditë e bukur dhe një ditë e mbarë, një ditë që realisht ndihen se kanë ardhur më në fund në Tiranë”, deklaroi Veliaj.
thumbnail_Veliaj gjate inspektimit te investimeve ne infrastrukture te Njesia 1  (1)Deputetja e PS, Elona Gjebrea falenderoi Bashkinë e Tiranës për punën e kryer në kryeqytet dhe vëmendjen që i ka kushtuar kësaj zone. “Këtu kemi ardhur gjatë fushatës dhe iu premtuam banorëve këtë investim, që u krye në kohë rekord. Kjo është vërtet një mbështetje shumë e madhe që Bashkia e Tiranës i jep këtij komuniteti, duke përmirësuar cilësinë jetës, duke ndihmuar për një integrim sa më të mirë të tyre në të gjithë pjesët e tjera”, u shpreh deputetja Gjebrea.

Ky investim i rëndësishëm i Bashkisë së Tiranës ka përfshirë ndërtimin e 22 rrugëve të bllokut që kufizohet nga Rr. “Bashkim Kodra” – “Shkretëve” – “Shpëtim Zajmi” – “Spahiu” – “Ali Shefqeti”, në zonën e re të Shkozës. Krahas punimeve për trupin e rrugës, është bërë pajisja e zonës me rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza e të bardha, trotuareve, ndriçimi, si dhe vendosja e sinjalistikës vertikale dhe horizontale etj.

a.ç

 

 

 

Next Post
VIDEO+FOTO/ Heronjtë mes flakëve

Djegia e fabrikës së riciklimit, ambjentalistët: E qëllimshme, ja synimi i vërtetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

November 5, 2026
Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

November 5, 2026
Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

November 5, 2026
Zvicra vendi numër 1 në botë për gjobat ndaj makinave

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

November 5, 2026
Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

November 5, 2026
Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

November 5, 2026
Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

November 5, 2026
“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

November 5, 2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

November 5, 2026
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In