• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transformimi urban| Rama në Walk21: Tirana më e gjelbër, turistët kapin rekord këtë vit!

by A R
07/10/2025 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërkombëtare Walk21, ku në edicionin e saj të 25-të janë mbledhur ekspertë nga gjithë bota për të ndarë përvoja dhe ide mbi mënyrat më të mira për të zhvilluar dhe zbatuar politika që e bëjnë ecjen zgjedhjen e përditshme të jetës urbane.

Në nisje të fjalës së tij, ai deklaroi se këtë vit numri i turistëve do të shkojë në më shumë se 12 milionë.

“Është kënaqësi e vërtetë të numërosh 54 shtete në këtë sallë të vogël dhe t’i uroj mirëseardhjen në këtë qytet që 54 vjet më parë ishte një vend krejt i ndryshëm, ku nuk lejohej asnjë makinë private, ku numri i përgjithshëm i makinave që qarkullonin ishte rreth 5 mijë në të gjithë vendin. Ku numri i turistëve që vizitonin vendin ishte mesatarisht 2 mijë në vit.

Ndërkohë që këtë vit ne do të shkojmë përtej 12 milionëshit. Pas rënies së atij sistemi, njerëzit e panë hapësirën publike si hapësirë për tu zënë, hapësirë për u privatizuar. Në gjithë atë periudhë dëshirash individuale të shtypura të cilat lulëzuan dhe dolën në sipërfaqe duke zënë të gjitha hapësirat publike, duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme kudo ku ishte e mundur dhe duke eliminuar praktikisht çdo hapësirë të gjelbër që shihni sot“, u shpreh Rama, duke bërë një krahasim të vendit tonë sot, me atë të periudhës së komunizmit.

“Përveç liqenit, që ishte, dhe shumicës së pemëve aty, ajo që ishte sot nuk ishte, çdo metër katror gjelbërim u mbulua dhe u varros nën mijëra e mijëra ndërtesa të paligjshme. Lumi që kalonte përmes qytetit nuk ishte më i dukshëm sepse në të dyja anët, ishin të zëna me vija kaq të gjata ndërtesash dhe 90% fjalë për fjalë e pemëve që shihni sot në rrugët e qytetit, nuk ishin”, tha kreu i qeverisë, duke kujtuar kohën para se të zgjidhej kryebashkiak i Tiranës, në vitin 2000.

Tha se kur mori detyrën, u shembën më shumë se 10 mijë ndërtesa në Tiranë dhe se vetëm nga lumi i Lanës u mblodhën 132 mijë ton beton nga rrënojat e tyre.

Më tej, theksoi se u mbollën plot 55 mijë pemë.

U ndal edhe te aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike.

“Kemi çelur një kapitull të ri për heqjen e strukturave të përkohshme, kafenetë që kanë uzurpuar trotuaret”, tha ai.

Walk21 Tirana

Vlen të theksojmë se konferenca Walk21 vjen për herë të parë në Ballkan!

Nga data 6-10 tetor 2025, kryeqyteti shqiptar do të jetë mikpritës i edicionit të 25-të Walk21 Tirana, konferenca më e madhe ndërkombëtare kushtuar ecjes dhe komuniteteve të jetueshme, organizuar nga Bashkia e Tiranës, në partneritet me GIZ dhe Walk21 Foundation.

Tirana i bashkohet kështu rrjetit të qyteteve që po udhëheqin lëvizjen globale për më shumë ecje dhe më pak ndotje.

Konferenca ka mbledhur në Tiranë më shumë se 500 pjesëmarrës nga mbi 50 shtete, urbanistë, drejtues politikash, ekspertë të transportit, studiues, aktivistë dhe përfaqësues të qeverive vendore për të diskutuar mbi mënyrat si qytetet mund të bëhen më miqësore për këmbësorët dhe më të shëndetshme.

Tirana është përzgjedhur si qytet mikpritës falë kulturës së fortë të ecjes.

“Xhiroja” e mbrëmjes, si traditë e përbashkët e brezave, por edhe fakti që mbi 75% e qytetarëve ecin çdo ditë për të arritur në destinacion, e kanë bërë kryeqytetin shqiptar shembull të rrallë për jetesën urbane aktive në Europë.

Next Post
Dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë, Macron nuk tërhiqet: Zgjohuni! Nëse Rusia fiton…!

Lider në botë, i dobët në Paris! Paradoksi i Macron-it që përcakton fatin e Evropës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

September 27, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

September 27, 2026
Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

September 27, 2026
Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

September 27, 2026
Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

September 27, 2026
Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

September 27, 2026
25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

September 27, 2026
Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

September 27, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata pa avokatë, por me rregullore

September 27, 2026
“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com