• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transformimi i transportit urban, Veliaj: Korsi të dedikuara për 3 linjat e shpejta të autobusëve në Tiranë

by Java News
21/02/2023 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një dëgjese të zhvilluar me operatorët e shërbimit të transportit publik në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shpjeguar se si do të funksionojnë linjat e dedikuara të autobusëve. Ai tha se për 3 linjat e Unazës, Tiranës së re dhe të Kombinatit do të ndërtohen korsi të dedikuara autobusësh, me synim rritjen e shpejtësisë, por dhe cilësisë së shërbimit.

“Kur flasim për “Bus Rapid Transit”, pra për lëvizjen e shpejtë të autobusëve, propozimi nuk është për të mbajtur këtë sistem që kemi, por të kalojmë në autobusë me dy artikulacione – të cilat disa prej jush i kanë futur, sidomos “Tirana e Re” dhe “Kombinati”, – dhe të shkojmë në një situatë ku linja të jetë e dedikuar, ku të jetë e pamundur të futet dikush tjetër. Pra, bëhet fjalë për të pasur 3 linja që funksionojnë si shinat e një trami. Investimi nuk është i vogël, ndaj duam të marrim mbështetje nga KFË-ja,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se, korsi të tilla të ngjashme me ato të tramit, janë ndërtuar tashmë në vende të zhvilluara. “Kush ka qenë në Stamboll e ka parë linjën e dedikuar, ku autobusët nuk janë në periferi të korsive, por janë në mes të korsive. Pra, po shikojmë se e gjithë bota është futur praktikisht në ndërtimin e një sistemi trami, edhe pse e di që kjo është një fjalë toksike në Bashkinë e Tiranës, por në pamundësi për të qenë një vend i pasur për të ndërtuar një tram, që me gjasë do të kemi mundësi ta ndërtojmë kur të futemi në Bashkimin Europian dhe të marrim atë lloj subvencionimi që mund ta ketë sot Bukureshti ose Sofia, propozimi ynë është për të kaluar me këtë sistem të dedikuar”, tha kryebashkiaku.

Me këtë sistem, shtoi Veliaj, shpejtësia e autobusëve do të dyfishohet, e po ashtu edhe numri i qytetarëve që nuk do përdorin makinat për lëvizjen në përditshmërinë e tyre.

“Edhe pse njerëzit e pranojnë që janë dyfishuar autobusët dhe ka rënë koha e pritjes në stacion, prapë një nga ankesat është që autobusët ecin ngadalë. Në momentin që linja e dedikuar i çon nga 9.5 në 19.4 kilometra në orë, pra praktikisht i çon më shumë sesa dyfish të shpejtësisë së mëparshme, kjo përgjysmon edhe kohën e ciklit. Nëse sot ciklin e ke 54 minuta, të shkon në 24 minuta dhe volumi i pasagjerëve, duke futur këto lloj mjetesh, shkon nga 9 mijë në 23 mijë udhëtarë në orë. Unë besoj se është një arritje e jashtëzakonshme cilësore” argumentoi Veliaj. Linjat e shpejta të autobusëve pritet të nisin funksionimin në muajt e verës.

 

Next Post
Zyrtari i PL/ Dhuna ndaj Petraq Milos dhe familjes së tij, pezullohet zv.drejtori i Policisë Kufitare malazeze

Zyrtari i PL/ Dhuna ndaj Petraq Milos dhe familjes së tij, pezullohet zv.drejtori i Policisë Kufitare malazeze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

April 10, 2026
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

April 10, 2026
Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In