• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transformimi i Tiranës vlerësohet në Samitin Vjetor të Qyteteve 2018 në Singapor

by Java News
10/07/2018 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana përzgjedhet si një nga qytetet që ka bërë më shumë progres në menaxhimin e qytetit dhe ujit të pijshëm. Një vlerësim që vjen nga Samiti Botëror i Qyteteve 2018 dhe Samiti Vjetor i Ujit, që u mbajtën në Singapor dhe ku kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, paraqiti arritjet dhe ndryshimet e mëdha që ka pësuar kryeqyteti shqiptar.

“Jam shumë i lumtur që Tirana është vlerësuar jashtë mase në Samitin Vjetor të Qyteteve këtu në Singapor dhe njëkohësisht edhe në Samitin Vjetor të Ujit. Pra, për dy procese: në menaxhimin e qytetit dhe menaxhimin e ujësjellësit, ku Tirana mori vlerësimin si një nga qytetet që ka bërë më shumë progres. Jam shumë i lumtur për gjithçka kemi arritur”, tha Veliaj.

Në fjalën e mbajtur në Samit, kryebashkiaku theksoi se ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve, nga një ndërmarrje e falimentuar tre vite më parë, është tashmë e gatshme të nisë punën për dyfishimin e kapacitetit të Bovillës, si dhe vendosjen e një linje të re transmetimi të ujit të pijshëm për gjithë zonën e Unazës së Re.

“E morëm ujësjellësin si ndërmarrje e falimentuar para 3 vitesh, ndërsa sot jo vetëm ka larë borxhet, por po bëhet gati për investime, falë kredisë së BERZH-it, për të dyfishuar kapacitetin filtrues të Bovillës dhe për të ndërtuar një rrjet të ri që shkon nga Bovilla në zonën e Astirit dhe Tiranës së Re. Kjo shmang problematikat që trashëguam nga ish-komuna, në një zonë e cila u rrit jashtë mase gjatë asaj kohe. Më vjen mirë gjithashtu që, Tirana është sot lider në Shqipëri: 98.5 % e faturës së ujësjellësit paguhet. Pra, kur njerëzit shohin që marrin shërbime, janë gati të paguajnë ato pagesa modeste që i detyrohen shtetit”, u shpreh ai, teksa shprehu bindjen se lajmi më i mirë është vlerësimi i Tiranës, si një nga qytetet më inovatore, për mënyrën se si është transformuar marrëdhënia me qytetarët, duke filluar nga çerdhet, kopshtet, shkollat, terrenet sportive, këndet e lodrave, pistat e biçikletave, mbjellja e pemëve etj.

Por, Veliaj shprehu keqardhjen për deklaratën e ndonjë politikani të së kaluarës, të cilët edhe sot betohen se do të shkatërrojnë punët publike të bëra në Tiranë 3 vitet e fundit, si Sheshi “Skënderbej”, apo se nuk do të lejojnë të bëhen punë të tjera publike si Teatri i ri. “Ndihem i keqardhur kur shikoj lider të së kaluarës në Shqipëri, të cilët betohen se do prishin punët publike që janë bërë në Tiranë, si Sheshi “Skënderbej”, apo se nuk do të lejojnë të bëhen punë të tjera publike si Teatri i ri Kombëtar. Sot Tirana ka këtë reputacion falë guximit që pati në vitet 2000-2011 dhe falë guximit të 3 viteve të fundit. Pra, kur Tirana ka pasur një kryetar bashkie dhe një qeveri që e kanë mbështetur, që kanë marrë vendime të guximshme, ka pasur një reputacion botëror edhe përtej Shqipërisë, si një vend inovator që po transformohet në mënyrë galopante”, tha ai.

Kryebashkiaku siguroi qytetarët për angazhimin e Bashkisë për të vijuar me transformimin e Tiranës në mënyrë kapilare në çdo lagje. Ai tha se puna nuk do të ndalet as në vitin e fundit të mandatit, ndërkohë që në mandatin e ri, vëmendje do t’i kushtohet investimeve në zona rurale.

“Angazhimi është që të vazhdojmë transformimin jo vetëm me Teatrin e ri apo me stadiumin e ri, por në çdo qelizë dhe territor të qytetit, duke u futur në mënyrë kapilare me investime në çdo lagje ku ka nevojë për dorën e bashkisë. Mezi pres që këtë reputacion që Tirana ka ngritur këto 3 vite ta vazhdojmë edhe këtë vit të fundit të mandatit, që pastaj në mandatin e ri, përveçse të ruajmë investimet që janë bërë, të vijojmë me investime të tjera, kryesisht në zonat rurale, atje ku ka më shumë nevojë”, theksoi Veliaj.

ma.me

Next Post
Trump, konstant me popullaritetin edhe pas kritikave

Trump paditet nga shoferi: S'më ka paguar për orët jashtë orarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Nëna shpërthen ndaj djalit të Maduro-s mes rrënojave: Nuk humba një kuzhinë, humba vajzën!

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Nëna shpërthen ndaj djalit të Maduro-s mes rrënojave: Nuk humba një kuzhinë, humba vajzën!

July 14, 2026
Kandidatët e “Rithemelimit” për 6 marsin/ PD: Nuk na përfaqësojnë. Mashtrimi i radhës i Berishës!

Deklarata për spastrimin etnik në Kosovë / PD kërkon shpalljen “non grata” të ministres serbe

July 14, 2026
Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa

July 14, 2026
Trump kërkon pagesë nga anijet tregtare në Hormuz, Britania: Mund të prishë tregtinë globale

Trump kërkon pagesë nga anijet tregtare në Hormuz, Britania: Mund të prishë tregtinë globale

July 14, 2026
Rinovimi i kupolës drejtuese/ Murrizi i del kundër Berishës: Mos i mbani emrat sekret, PD nuk drejtohet me porosi e SMS

Rinovimi i kupolës drejtuese/ Murrizi i del kundër Berishës: Mos i mbani emrat sekret, PD nuk drejtohet me porosi e SMS

July 14, 2026
“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Spiropali shpërthen ndaj ministres serbe: Nuk është mendim politik, është barbarizëm verbal!

“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Spiropali shpërthen ndaj ministres serbe: Nuk është mendim politik, është barbarizëm verbal!

July 14, 2026
Rama ndan të tjera pamje nga Parisi, paradë madhështore me rastin e 14 korrikut

Rama ndan të tjera pamje nga Parisi, paradë madhështore me rastin e 14 korrikut

July 14, 2026
Jordania rrëzon katër raketa iraniane, përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme

Jordania rrëzon katër raketa iraniane, përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme

July 14, 2026
Vrasja e Edmond Sulës në Bërxullë, hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës

Vrasja e Edmond Sulës në Bërxullë, hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës

July 14, 2026
“COELA nuk ka sot një vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë”, mediat: Do të jetë sërish në axhendën e së enjtes

BE i jep dritën jeshile Shqipërisë, ekspertët: Tani nisin kapitujt më të vështirë të anëtarësimit

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In