• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Transformimi i Shqipërisë shihet me admirim”, Rama: Integrimi në BE? S’duhet të merremi me data, por me …!

by Java News
15/04/2024 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë intervistës në emisionin “Real Story” se transformimi i Shqipërisë shikohet me shumë respekt dhe me admirim.

Sa i përket integrimit në Bashkimin Europian, ai ka thënë se ne nuk duhet të merremi me data, por me bërjen gati të Shqipërisë në të gjitha aspektet.

Sipas Ramës, janë bërë disa gjëra që ishin të paimagjinueshme deri para disa vitesh kur nisën këtë proces.

Pjesë nga intervista e kryeministrit Edi Rama me gazetarin Sokol Balla: 

Z. kryeministër, sigurisht kjo lidhet edhe me faktin, që sic thatë edhe ju, Shqipëria është vendi më pak problematik në Ballkanin Perëndimor, ose më saktë të paktën që krijon zero probleme për BE dhe aleatët. Megjithatë, a po e përdor Franca Shqipërinë, në një farë mënyre edhe për të disiplinuar edhe prirjet tekanjoze të faktorëve të tjerë shqiptarë që vijnë në rajon?

Rama: Shiko, ne jemi në një pozicion tjetër, dhe në një raport komplet tjetër ndërveprimi dhe komunikimi. Nuk dua të flas fare për veten, dhe dua ta bëj të qartë që këtu nuk është çështja tek unë, sigurisht unë bëj detyrën time dhe kam pjesën time, por është e gjitha ajo që ka ndryshuar me Shqipërinë, që nga reforma në drejtësi, transformimi i turizmit, te shkalla shumë e lartë e sigurisë, te roli ynë në arenën ndërkombëtare, në KS, në krye të OSBE, në Këshillin e të Drejtave të njeriut në OKB dhe ne dëgjohemi, ne konsultohemi. Fuqitë e mëdha na pyesin, liderët e fuqive të mëdha na konsultojnë, na kërkojnë mendim rregullisht se si i shohim ne gjërat në rajon. Dhe kjo sigurisht që është një plus për ne, por edhe për ata sepse kanë në rajon një zë të cilin e besojnë, e dëgjojnë, një zë që është zëri i një shteti që e ka bërë shumë të qartë qasjen e vet ndaj rajonit. Që ka marrë përsipër të jetë në rajon, forca e shembullit jo shembulli i forcës, që ushqen me të gjitha mënyrat afrimin, bashkëpunimin, paqen dhe që patjetër përbën edhe një pikë ekuilibri.

Unë e di që ju shpesh i referoheni asaj, po ndonjëherë duket sikur e bëni për mos të marrë mësysh, kur nuk preferoni një datë. Edhe reformimi që Macron kërkon t’i bëjë BE e eviton çështjen e datave ofron një integrim më të natyrshëm. Ky momentum që ju thoni nuk është rastësor, çfarë rezultati mund të sjellë në shpejtësinë e këtij procesi.

Rama: E para një herë, të jemi të qartë që datat janë të pamundura për vetë mënyrën se si funksionon BE. BE nuk është një shtet, është një klub prej 27 anëtarësh që duhet të bien të gjithë dakord dhe kanë situate dhe kalendare të brendshme që nuk konvergojnë gjithmonë me njëri tjetrin. E dyta, kjo cështje varet shumë edhe nga ne, padiskutim, por e treta dhe më e rëndësishme për mua është që nuk duhet të merremi me data, duhet të merremi me bërjen gati të Shqipërisë në të gjitha aspektet dhe arritjen nga ana jonë e nivelit të një vendi që në aspektin e të gjithë parametrave të vet është një vend si një shtet anëtar i BE. Pastaj është diçka që e vendos politika në raport me datën sepse thash duhet një vendimmarrje e 27 shteteve konsensuale për të vendosur që ok, këta janë gati edhe ne jemi gati. Duhet të jenë edhe ata gati. Dhe te kjo e treta më e rëndësishmja është që ne kemi bërë disa gjëra që ishin të paimagjinueshme deri para disa vitesh kur ne e nisëm këtë proces. Ne e kemi praktikisht thyer murin, kemi çarë një hapsirë të madhe në murin e këtij procesi, kemi nisur të hyjmë në mekanizma dhe burime financiare të BE që nuk ishin të disponueshme për një vend që nuk ishte anëtar. PE aprovoi pardje planin e ri të rritjes ekonomike, që do të thotë një mbështetje ekstra për vendet e Ballkanit Perëndimor, me financime nga financimet europiane. Mbështetje buxhetore, mbështetje me kreditë e lehtësuara për projekte madhore të infrastrukturës, për projekte madhore të energjisë e me radhë.

Dhe një sërë aspektesh të tjera, duke mos harruar futjen në mekanizmin europian të transaksioneve financiare, që do i kursejë shuma marramandëse shqiptarëve që janë jashtë dhe që çojnë para në shtëpi, por që praktikisht çojnë para jashtë BE. Pra, komisionet e transfertave për ta, do të jenë njësoj si brenda BE dhe do të kenë një ulje eksponenciale në aspektin financiar. Ne këto gjëra i kemi arritur me politikë, me marrëdhënie, me komunikim të drejtpërdrejtë, i kemi arritur duke treguar që ne jo thjesht jemi mikpritës të jashtëzakonshëm kur organizojmë samite, dhe për samitet tona flasin të gjithë, por jo vetëm kemi një vend shumë të bukur ku vihet dhe jo vetëm hahet shumë mirë, jo vetëm jemi njerëz që bëjnë humor dhe dimë se ç’është bota, por jemi njerëz që e kemi shumë seriozisht transformimin. Transformimi i Shqipërisë shikohet me shumë respekt dhe me admirim, me admirim./m.j

Next Post

Diskriminimi pozitiv i Belerit e relativizon standardin evropian të drejtësisë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

November 6, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

November 6, 2026
Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

November 6, 2026
Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

November 6, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

November 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In