• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transformimi i Bulevardit “Zog I”, Veliaj: Do të jetë rruga më me vlerë në Tiranë

by A R
13/07/2020 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bulevardi “Zogu I” po merr një pamje të re dhe brenda vitit do të transformohet në një hapësirë të madhe publike, me sheshe e fasada të unifikuara në të dyja anët. Një investim i cili pritet t’i japë një impuls ekonomik të gjithë zonës, që lidhet me Bulevardin e Ri. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet në terren dhe falenderoi qytetarët për bashkëpunimin.

“Ky është një nga projektet më të vështira të Bashkisë së Tiranës. Nëse Bulevardi i Ri ishte një hapësirë e pabanuar, ku çdo gjë mund të bëhej nga e para, kjo është një zonë e banuar prej vitesh, ku janë bërë improvizime – dikush një tendë, një tjetër një shtesë apo një sajesë mbi çati. Por, ka ardhur koha të kemi uniformitet, ndaj falenderoj 99% të banorëve që janë treguar bashkëpunues”, tha Veliaj.

Ai theksoi se shumica e do progresin dhe të bukurën, prandaj shprehu besimin se edhe ajo pakicë e vogël do të bëhet bashkëpunuese.

“Për sa kohë që shumica do progresin, do të bukurën, estetikën, do të duhet që të bashkëpunojmë të gjithë. Me ligj fasadat janë pronë e Bashkisë së Tiranës – ti ke pronë private pjesën brenda të shtëpisë, por fasada është pronë e bashkisë. Ndaj, për sa kohë që bashkia, institucionet publike dhe 99% e banorëve bashkëpunojnë, jam i sigurt se edhe ai 1% i mbetur do jetë pjesë e këtij bashkëpunimi”, nënvizoi kryebashkiaku. 

Projekti i Bulevardit “Zogu I” është konceptuar si një miks hapësirash publike, ku nuk do të mungojnë edhe aktivitetet ekonomike.

“Kemi fituar një pafundësi hapësirash. Mjafton të shihni me sy të lirë se vetëm nga heqja e kangjellave te Ministria e Drejtësisë, te Fakulteti i Shkencave dhe te materniteti i vjetër i Tiranës, kemi fituar disa hapësira. Njerëzit do të shikojnë një kombinim mes një bulevardi totalisht të transformuar dhe një rruge me kalldrëm modern; do të shohin dyfishim të trotuareve, sepse duam që të ketë një rrugë shopping-u, një hapësirë ku qytetarët të kenë mundësi të pinë një kafe, të konsumojnë produkte të ndryshme, të ulen e të hanë në një restorant. Do të jetë ndoshta rruga më me vlerë në qytet”, tha ai.

Ndërkaq, projekti i ri krijon edhe një lidhje mes Bulevardit “Zogu I” dhe Bulevardit të Ri, ku do zhvendosen institucionet dhe bizneset e mëdha të vendit.

“Do kemi një lidhje me Bulevardin e Ri, pasi deri dje ishin si dy hapësira me cilësi ndryshe nga njëra-tjetra. Tani cilësia është e njëjtë, ndaj nuk do të dallohet fare kur kalojmë nga pjesa e Tiranës së vjetër tek ajo e Tiranës së Re. Tirana ka 100 vite me këtë bulevard, e tani do ketë 100 vite të tjera me një bulevard totalisht të transformuar. Në gjysmën e dytë të vitit, kur do të nisë zhvillimi në zonën e Bulevardit të Ri, me zhvendosjen e zyrave, bankave, institucioneve dhe korporatave të vendit, besoj se Bulevardi “Zogu I” do të jetë një pikë takimi i shkëlqyer mes polit të Tiranës rezidenciale dhe polit të Tiranës Fin-Tech”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me familjen mbretërore, do të realizojë zhvendosjen e monumentit të Ahmet Zogut në një hapësirë më dinjitoze.

“Ne do të kemi një zhvendosje, e dakordësuar kjo edhe me familjen mbretërore, të monumentit të Ahmet Zogut, në një prej shesheve që krijohen përgjatë bulevardit”, sqaroi Veliaj.

Kryebashkiaku siguroi të studentët se ashtu siç Fakulteti i Shkencave të Natyrës fitoi një hapësirë të re nga heqja e kangjellave, ashtu do të transformohen edhe fakultetet e tjera. Projekti parashikon rehabilitimin e 34 objekte dhe fasadave përreth Bulevardit. Aty do të mbillen edhe pemë të larta, lule e shkurre dekorative, për t’i dhënë një pamje krejt tjetër të gjithë zonës.

/a.r

Next Post
Horoskopi ditor, e Hënë 10 Shtator 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 Korrik 2020

Comments 1

  1. Lui says:
    6 years ago

    Vetem emrin Zogu I nuk duhet te ishte.

    Reply

Leave a Reply to Lui Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

February 12, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK, Lista Serbe largohet nga salla

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK, Lista Serbe largohet nga salla

February 12, 2026
“Do përgjigjemi egërsisht”, “Skifteri” i Pentagonit paralajmëron Europën

“Do përgjigjemi egërsisht”, “Skifteri” i Pentagonit paralajmëron Europën

February 12, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

February 12, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Betejat populiste me kauza gjysmë të ndershme

February 12, 2026
“Ende s’dimë ç’ndodh me urdhëruesin e “21 janarit!”/ Taulant Balla: Kush godet një polic të bëhet shembull

“Ende s’dimë ç’ndodh me urdhëruesin e “21 janarit!”/ Taulant Balla: Kush godet një polic të bëhet shembull

February 12, 2026
“Fitore” për fjalën e lire, gjykatësi Federal bllokon Pentagonin të ndëshkojë Senatorin Mark Kelly

“Fitore” për fjalën e lire, gjykatësi Federal bllokon Pentagonin të ndëshkojë Senatorin Mark Kelly

February 12, 2026
Dropulliti Jani Zhupi, një figurë e nderuar e arsimit shqiptar

Dropulliti Jani Zhupi, një figurë e nderuar e arsimit shqiptar

February 12, 2026
“Akuzat ndaj UÇK, një turp dhe zhgënjim”, Meidani: Kuvendi i Kosovës të rishikojë rolin e Gjykatës Speciale

“Akuzat ndaj UÇK, një turp dhe zhgënjim”, Meidani: Kuvendi i Kosovës të rishikojë rolin e Gjykatës Speciale

February 12, 2026
Aleanca ushtarake, Vengu i përgjigjet Vuçiç: Nuk është traktat i fshehtë në dëm të fqinjëve, por një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane!

Vengu: NATO njeh Korridorin 8 si korridor sigurie, Shqipëria në zemër të planeve strategjike

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In