• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Transfertë e dyshimtë parash, Harasani nën hetim edhe nga Luksemburgu?

by Java News
29/01/2016 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish drejtori i KESH Andis Harasani nuk është ne hetim vetëm nga autoritetet shqiptare por dhe nga ato të Luksemburgut. ReportTv zbardh ekskluzivisht dokumentin ku prej 2011 Harasani hetohet për një transfertë të dyshimtë prej 1.75 milionë dollar nga një kompani me seli në Ishujt Virgin e cila ka përfituar nga shteti shqiptarë 20 milion dollar për blerje energjie.

Për herë të parë nga nisja e hetimeve për ish-drejtorin e Korporatës Energjetike Shqiptare Andis Harasi, ReportTv zbardh ekskluzivisht dokumentin që vuri në lëvizje Krimin Ekonomik në Shqipëri dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

Bëhet fjalë për një informacion sekret të mbërritur nga autoritetet e Luksemburgut të vitit 2011 të cilët kanë gjurmuar një transfertë të dyshimtë prej 1 milion e 750 mijë dollar të bërë në 2003 nga një kompani e huaj nëpërmjet bankës në Luksemburg në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë në favor të Harasanit.

Pala shqiptare informohet se nga 2003 në 2011 në llogarinë e kompanisë “Courtenay Limited” me seli në ishujt Virgin nga Shqipëria janë transferuar 20 milionë dollar për blerje energjie.

Nga llogaria e kësaj kompanie thonë autoritetet e Luksemburgut janë kthyer në Shqipëri disa miliona nga të cilat 1.750.000 dollarë në favor të Andis Harasanit në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë ose afro 8.75 % të totalit prej 20 milion dollarë të paguar për blerjen e energjisë.

Në të njëjtin informacion të klasifikuar dorëzuar autoriteteve shqiptare hetuesit nga Luksemburgu shprehen “Bazuar në informacione të besueshme, Andis Harasani ka qenë drejtori i KESH, Korporatës Energjetike Shqiptare. Ju lutem mund të na informoni nëse informacionet e përshkruara janë të njohura për policinë apo kanë të dhënë në institucionet e drejtësisë”?

Aktualisht Andis Harasani ndodhet në hetim për fshehje pasurie dhe pastrim parash nga prokuroria shqiptare pas kallëzimit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive për vlerën e 2.6 milionë dollar.

Kallëzimi ndaj ish-drejtorit të KESH Harasani është bërë më 8 maj 2015 siç dhe faktohet nga faksimilja. Por dhe pse kanë kaluar plot 9 muaj prej kallëzimit ende nuk ka një informacion nëse i është komunikuar akuza nga prokuroria apo ne se këto hetime janë pushuar.

Po kush është Andis Harasani?
Andis Harasni në dy vite përgjatë 2003-2005 ka drejtuar Korporatën Energjetike Shqiptare, për 7 vite ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë deri në lënien e mandatit nga vetë Harasani në vitin 2012.

Shqiptarja.com

212068 212072 212073

Next Post

Nikolla: Universitetet të përcaktojnë kritere të tjera përveç mesatares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Gogu vizitë në Romë, në fokus forcimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe integrimi në BE: Italia, partner i rëndësishëm në rrugën tonë!

Ministri Gogu vizitë në Romë, në fokus forcimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe integrimi në BE: Italia, partner i rëndësishëm në rrugën tonë!

November 10, 2026
“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

“Jemi transformuar në ‘talebanët’ perëndimorë”- Rama: Kemi qenë Koreja e Veriut e Evropës, sot jemi evropianët më të mirë që mund të gjeni!

November 10, 2026
“Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”- Balla për Buxhetin 2027: Ne jemi socialistë dhe kemi një parim që s’e negociojmë! Kundërshtarët…

“Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”- Balla për Buxhetin 2027: Ne jemi socialistë dhe kemi një parim që s’e negociojmë! Kundërshtarët…

November 10, 2026
“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

November 10, 2026
E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

November 10, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Bashkë me Belerin ka humbur dhe SPAK-u dhe opozita

November 10, 2026
Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

November 10, 2026
Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

November 10, 2026
“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

November 10, 2026
pellumb karameta

Pse Rama vlen të qeverisë?

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In