• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transferohet në Mjull Bathore/ U emërtua rruga përballë saj “Ukraina e Lirë”, ambasada ruse në Tiranë ndërron adresë

by Java News
15/09/2022 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flamuri rus dhe pllaka që tregonte ambasadën në qendër të Tiranës, në rrugën që pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia u emërtua “Ukraina e Lirë”, janë hequr. Në një njoftim në Facebook thuhet se shërbimet konsullore ofrohen në Mjull Bathore, ku është edhe adresa e re.

Shqipëria anëtare e NATO-s dënoi menjëherë pushtimin e Ukrainës nga Rusia në 24 shkurt dhe po ashtu qeveria shqiptare ka ofruan dhe premtuar ndihmë për ukrainasit qoftë të shpërngulurit nga lufta, qoftë për ata që luftojnë.

Por ndërsa ndihma e Shqipërisë në këto fusha është modeste, krahasuar me vende të tjera, gjesti i emërtimit në fillim të marsit të rrugës në të cilën ndodheshin ambasada e Rusisë, ajo e Ukrainës, e Kosovës dhe e Serbisë me emrin “Ukraina e Lirë”, duket se bëri më shumë përshtypje. Agjencia e lajmeve Reuters shkroi për rrugën dhe lajmi u ripublikua në një sërë mediash ndërkombëtare, ndërsa turistë dhe vizitorë të huaj e kanë përdorur si sfond për foto nga Tirana.

Rruga po ashtu u zbukuruar me flamuj të Ukrainës dhe me ngjyrat verdhë e blu të vizatuara në trotuarë. Në të njëjtën kohë sheshi “Tre vëllezërit Frashëri” që ndodhet mes Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugës “Ukraina e Lirë”, u kthye në një pikë protestash kundër luftës.

E detyruar tashmë të kishte si adresë zyrtare rrugën “Ukraina e Lirë”, ambasada ruse pezulloi më 20 prill siç thuhet në postimin zyrtar në faqen në Facebook “për arsye teknike” veprimet në këtë rrugë. Në qershor ambasada njoftoi se puna do të fillonte në zyrat e reja që ndodhen në Mjull Bathore në rrugën “Dervish Shaba”. Ndërkohë godina që njihet si ambasada e Rusisë është zhveshur nga simbolet dhe duket se prej kohësh është e mbyllur. Flamuri që ndodhej në një nga shtyllat që shikonin nga rruga “Ukraina e Lirë” është hequr./Reporter.al/m.j

 

Next Post
FOTO/ Veliaj takim me senatorin Mitt Romney, në fokus të bisedës siguria kibernetike

FOTO/ Veliaj takim me senatorin Mitt Romney, në fokus të bisedës siguria kibernetike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In