Transeksuali që lindi fëmijë
AJ Kearns, është transkesual që ka dy fëmijë. 41 vjeçari, është babai i dy fëmijëve, por për dallim nga baballarët e tij, ai i e ka lindur vajzën e dytë.
Kearns i ka kaluar 35 vjetët e jetës së tij, si një grua, deri në momentin kur vendosi që të martohet me një grua të cilën atë kohë e dashuronte.
Kearns ishte martuar me zonjën White, dhe kur kjo e fundit në shtatëzaninë e parë kishte shumë komplikacione, dhe më pas çifti vendosën se në rast se do të donin prapë fëmijë, atëherë do ishte Kearns ai që do ngelej shtatëzënë.
Dyshja tashmë janë ndarë, mirëpo gjithmonë u kanë treguar të vërtetën fëmijëve të tyre. “Unë dhe AJ, kemi qenë shumë të sinqertë me fëmijët tonë”.
“Jasper është fëmija me të cilën kam qenë unë shtatëzënë, kurse me Lukën ishte AJ shtatëzënë”, është shprehur White.
AJ, kishte lindur në një familje konservative në Sindei. Ai tregon, se kur ishte adoleshente gjithmonë e dite që ishte lezbike mirëpo prindërit e kishin dërguar në kishë, për të tentuar që të i’a kthejnë mendjen.
“Për shumë vite kam ndjekur shumë terapi, dhe të them të vërtetën në fund të fundit asgjë nuk e ndryshoi atë se çfarë unë kam ndjerë”, është shperhur Kearns.