• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trans-humanizmi ose shkenca që do të shkëpusë trurin tonë nga trupi në kompjuter

by Java News
07/07/2016 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A është e mundur që njeriu ta vazhdojë jetën duke u shndërruar në dixhitale, falë ngarkimit të mendjes së tij brenda një kompjuteri? Ekspertët debatojnë për faktet dhe mitet

Njerëzit kanë ëndërruar gjithnjë që të shkojnë përtej kufizimeve trupore, dhimbjes, sëmundjeve dhe mbi të gjitha, vdekjes.

Tani teknologjia po i jep kësaj dëshire të lashtë një hov të ri, duke formuar një lëvizje të re. Ajo quhet transhumanizëm dhe besohet se do të jetë shkenca që do të ofrojë një mënyrë futuristike se si njerëzit të evoluojnë përtej formave të tyre fizike dhe të realizojnë këto ëndrra të “kapërcimit”. fantashkence-4

Ndoshta mënyra më dramatike se si transhumanistët besojnë se teknologjia do të transformojë gjendjen njerëzore është ideja se mendja e dikujt mund të konvertohet në të dhëna dixhitale dhe të “ngarkohet” në një kompjuter shumë të fuqishëm.

Kjo do të na lejonte të jetonim në një botë pa kufij të eksperiencave virtuale dhe të arrinim pavdekshmërinë (për sa kohë dikush nuk ju heq spinën). Megjithatë, transhumanistët vazhdojnë të shpërfillin faktin se ky lloj ngarkimi i mendjes ka ndonjë pengesë të pakapërcyeshme.

Vështirësitë praktike nënkuptojnë se nuk mund të ndodhë në të ardhmen e afërt, por ka gjithashtu disa lloje problemesh themelore me të gjithë konceptin. Ideja e ngarkimit të trurit është një ide fantastiko-shkencore.

Shkrimtari dhe drejtori i inxhinierisë në Goolge, Ray Kurzueil, ka dhënë kontributin më të madh për të popullarizuar idenë që mund të bëhet realitet – mbase në vitin 2045.

Së fundmi, ekonomisti Robin Hanson ka eksploruar me detaje pasojat e një skenari të tillë për shoqërinë dhe ekonominë.fantashkence-2

Ai imagjinon një botë në të cilën e gjithë puna kryhet nga mendjet njerëzore pa trup, që funksionojnë në stimulime të realitetit virtual duke përdorur re kompjuterike që kanë përmasat e qyteteve.

Ky është një hap më tej idesë se mendjet tona mund të ngarkohen online dhe supozon se ne e kemi bërë këtë dhe do të jetojmë në stimulime kompjuterike që i ngjajnë stilit të Matriks.

Sipërmarrësi i teknologjisë, Elon Musk, së fundmi e ringjalli këtë diskutim duke argumentuar se shansi që ne nuk po jetojmë në një stimulim kompjuterik është vetëm “një në një miliard”.

Sigurisht, kjo është veçse një ringjallje teknologjike e idesë se realiteti është një iluzion, që është diskutuar nga filozofët dhe mendimtarët për qindra vite, shkruan shqip.

Por ka edhe probleme të tjera serioze me idenë se mendja jonë mund të ngarkohet në një kompjuter. Si fillim, ka probleme praktike. Truri ynë ka triliona lidhje midis 86 miliardë neuroneve. Për të imituar mendjen në aspektin dixhital ne duhet të krijojmë një hartë të të gjitha lidhjeve, diçka që është përtej kapaciteteve tona aktuale. Me shpejtësinë aktuale të zhvillimit të kompjuterëve dhe teknologjive të imazherisë, ne mund të jemi në gjendje ta bëjmë këtë në disa dekada, por vetëm për një tru të vdekur.

Për këtë na duhet të përcaktojmë saktësisht se si neuronet ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe për këtë duhen detaje në nivel molekular. Ne as që e dimë se sa molekula ka truri, jo më të dimë se sa të rëndësishme janë funksionet që kryen, por edhe nëse i marrim këto përgjigje janë shumë të mëdha në përmasa për t’u replikuar në një kompjuter. Kjo na çon drejt një pengese konceptuale edhe më të madhe.

Vetëm përse mund të stimulojmë disa aspekte të mënyrës se si truri funksionon, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se jemi të gatshëm të rigjallërojmë një tru të vërtetë. Asnjë shtim i imagjinueshëm i fuqisë kompjuterike nuk mund të na lejojë të stimulojmë trurin në nivel të molekulave individuale. Ndaj rigjallërimi i trurit mund të jetë i mundur vetëm nëse mund të nxjerrim operacionet e tij dixhitale dhe logjike nga niveli i detajuar dhe i ngatërruar molekular.

Për të kuptuar operacionet e një kompjuteri të bërë nga njeriu, ne nuk kemi nevojë të gjurmojmë aktivitetin e rrymës dhe voltazhit në çdo përbërës, e as nuk na duhet që të kuptojmë se çfarë po bën secili elektron.

Ne kemi projektuar operacionet e tranzistorëve që bëjnë një matje të thjeshtë të gjendjes së qarqeve në logjikë të thjeshtë dixhitale të zerove dhe njëshave. Askush nuk e projektoi trurin – pasi ai ka evoluar – ndaj nuk ka arsye të presim që një matje e thjeshtë e operacioneve të tij do të shpjegohet në logjikë dixhitale. Edhe nëse ngarkimi në kompjuter i një mendjeje është një ëndërr e pamundur, dikush mund të argumentojë se kjo nuk dëmton askënd nëse imagjinohet. Të gjithë kanë frikë nga vdekja në një pikë të jetës dhe shumë njerëz kanë dëshirë të përballen me këtë frikë në mënyra të ndryshme. Por transhumanizmi po përzien idetë fetare dhe me shkencën, duke ngatërruar në disa aspekte edhe atë që ne mendojmë dhe shpresojmë te teknologjia.

Transhumanizmi në vetvete priret ta shohë teknologjinë si një mënyrë që na bën realitet të gjitha dëshirat. Kjo shpesh justifikohet me argumentin se teknologjia do ta çojë në mënyrë të pashmangshme njeriun drejt një zhvillimi pozitiv.

Megjithatë, llogaritë e deritanishme tregojnë se premtimi i madh i ngarkimit të trurit në kompjuter nuk është ende i mundur bazuar te njohuritë tona aktuale shkencore./shqip/a.k

Next Post

FOTOT/ Kate Wright ngre temperaturat në Majorka, "asetet" e bukuroshes...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com