SHBA-ja dhe Kanadaja premtuan sot se do të jenë “të paanshëm” në trajtimin e çështjes për kryefinancieren kineze të gjigantit kinez të telekomunikacionit ”Huawei”, e arrestuar në Vankuver me kërkesë të palës amerikane, një veprim që ngjalli kontestime në Pekin.
”Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland diskutuan të martën në telefon për arrestimin, duke shprehur gjithashtu shqetësimin e tyre për “arrestimin arbitrar” të kanadezëve në Kinë’’, bën të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.
“Ata vunë në dukje angazhimin e vazhdueshëm për një qëndrim të drejtë, të paanshëm dhe transparent nga ana e Kanadasë të procedurës gjyqësore dhe kërkesës për ekstradimin e SHBA-së për Huang Wenghou, kryefinanciares së ”Huawei”, thuhej në komunikatën e Departamentit të Shtetit.
/a.rada