• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trajnim për 1 532 punonjës të administratës

by Java News
09/10/2018 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur sot seanca e trajnimeve për punonjësit e linjës së parë të ofrimit të shërbimeve (Front Office), ku fokus kryesor është kujdesi ndaj klientit dhe komunikimi, si dhe etika e sjellja ndaj qytetarit.

Punonjësit janë përzgjedhur nga institucione të ndryshme si: Agjencia e Trajtimit të Pronave, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Instituti i Sigurimeve Shëndetësore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit.

E pranishme në seancën e parë të trajnimeve për të përshëndetur pjesëmarrësit dhe për të theksuar rëndësinë e kësaj iniciative, ishte Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, e cila udhëheq Reformën në Administratën Publike si një prej 5 prioriteteve kyçe të qeverisë shqiptare në rrugëtimin europian të vendit tonë.

Në fjalën e saj, Mesi theksoi se këto trajnime janë një nga elementët bazë të asaj që qeveria shqiptare po bën,  të ndërtojë “Administratën që duam” duke e ri-energjizuar dhe rivitalizuar atë në mënyrë që t’i përgjigjet nevojave aktuale të shoqërisë dhe ekonomisë sonë, proceseve të integrimit dhe kërkesave në rritje të qytetarëve.

“Natyrisht që secili prej jush dhe të gjithë së bashku duhet të bëjmë detyrën tonë ndaj çdo qytetari dhe biznesi në Shqipëri duke i shërbyer me cilësi, në kohë dhe në mënyrë transparente, por besoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm që ka ende shumë për të përmirësuar në këtë drejtim! Prandaj edhe vijnë këto trajnime me fokus tek shërbimi ndaj qytetarit, ngjashëm si me parimin e kujdesit ndaj klientit”,u shpreh Mesi duke nënvizuar faktin se gjatë trajnimeve do të ketë trajnues shumë të kualifikuar të cilët kanë përvojë të gjatë në fushën e shërbimeve publike.

Next Post
FMN: Kujdes, por Kosova shton ne pensione edhe 2515 veteranë të UÇK-së

Parashikimi i FMN: Rritja ekonomike në Shqipëri 4% deri në fund të vitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni “Cooperation”, çmontohet banda e vjedhjes së makinave dhe bizneseve! Zbardhen 6 krime në Kavajë, në pranga 2 nga të dyshuarit

Operacioni “Cooperation”, çmontohet banda e vjedhjes së makinave dhe bizneseve! Zbardhen 6 krime në Kavajë, në pranga 2 nga të dyshuarit

September 28, 2026
“Në më pak se dy vite kemi hapur të gjithë kapitujt”- Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra drejt BE apo favorizime! Angazhimi për reformat, i palëkundur

“Në më pak se dy vite kemi hapur të gjithë kapitujt”- Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra drejt BE apo favorizime! Angazhimi për reformat, i palëkundur

September 28, 2026
“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

September 28, 2026
“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

September 28, 2026
Alarm për rrjetin WhatsApp! AKSK paralajmëron për kompromentimin e llogarive dhe apelon për kujdes: Ja hapat dhe masat që duhet të merrni!

Alarm për rrjetin WhatsApp! AKSK paralajmëron për kompromentimin e llogarive dhe apelon për kujdes: Ja hapat dhe masat që duhet të merrni!

September 28, 2026
Mbushën shkollat e Tiranës me drogë, Gjykata lë në burg 31 të arrestuarit e operacionit policor!

Mbushën shkollat e Tiranës me drogë, Gjykata lë në burg 31 të arrestuarit e operacionit policor!

September 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak

September 28, 2026

A e ekspozoi SPAK së tepërmi SHISH-in?

September 28, 2026
Ngacmoi seksualisht të miturën 13-vjeçare, arrestohet mësuesi në Lushnjë

Ngacmoi seksualisht të miturën 13-vjeçare, arrestohet mësuesi në Lushnjë

September 28, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Gjekmarkaj: Ambasadori i ri i SHBA do të fusë Shqipërinë në shina, janë të shokuar nga korrupsioni

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com