Trajneri i klubit të basketbollit Peja, kroati Branimir Paviç, ka thënë se basketbolli në Kosovë qëndron më lart se futbolli. Paviç, që udhëhoqi Pejën në vjeshtë, për basketbollin kosovar ka folur në mediume kroate. Peja fazën vjeshtore në Superligë e ka mbyllur pa humbje, ndërsa është lidere e grupit edhe në Ligën Ballkanike, përcjell Koha Ditore. “Basketbolli në Kosovë ka status më të mirë se futbolli dhe të gjithë e dimë se sa të çmendura janë vendet e këtij rajoni për futbollin. Sallat janë të mbushura, ka transmetime televizive, sillen lojtarë të huaj dhe ndiqet rezultati”, ka thënë Paviç për sajtin “crosarka.com”.