Trajneri i futbollit, Ismet Munishi, ka thënë në Sports Show të Klan Kosovës se, Shqipëria nuk do të mund të kualifikohej pa fitoren 3:0 kundër Serbisë, të fituar në tavolinë. Ai tha se për këtë duhet falënderuar Isamil Morinën – Ballistin, të cilit Munishi i ka dhënë një epitete shumë interesant.
“Ballsit Morina është sulmuesi më i madh i kombëtares shqiptare, i cili gjendet në burg në Tiranë për momentin”. “Ai është njeriu që i ka bërë tre gola Serbisë, pa atë rezultat nuk do të mund të kualifikoheshim”, ka deklaruar Munishi.
Ai është treguar pesimist në prognozimin e tij për arritjet e kombëtares në Francë.
“Shqipëria në Kampionatin Europain nuk do të mund ta kalojë as grupin”, tha Munishi.