Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd – Qafë Thanë ndërsa policia njofton se një trajler ka aksidentuar autobusin e linjës.
Si pasojë, një shtetase ka mbetur e vdekur ndërsa dy të tjera kanë marrë plagë të lehta.
“Në aksin rrugor Librazhd-Qafë thanë, në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan.
Si pasojë e aksidentit shtetasja R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë, si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe të cilat janë jashtë rrezikut për jetën.
Të treja qytetaret ishin pasagjere në autobus.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.