• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Trajkoviç zbardh skenarin: Gruaja e Ivanoviçit po mbron Vuçiçin nga hetimi për vrasjen e ish-opozitarit serb

by Java News
08/07/2021 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç deklaroi se roli i Milena Popoviç, gruas së ve të politikanit të vrarë nga Kosova, Oliver Ivanoviç, është që ta mbrojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç nga hetimi për vrasje. “Ajo nuk ka zgjidhje tjetër përveçse ta sjellë Vuçiqin më afër hetimit. Ajo nuk duhet të mbetet pa mbrojtjen e Vuçiqit”, i tha Trajkoviç gazetës serbe, Danas.

Duke komentuar deklaratën e Milena Popoviç, e cila është gjithashtu anëtare e Partisë Progresive Serbe në Parlamentin Serb, se nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë, Milan Radoiçiq duhet ta provojë pafajësinë e tij në vrasjen e Ivanoviçit, Trajkoviç tha se Popoviç ishte “në funksion të lirimit të Radoiçiqit dhe biznesmenit serb nga Kosova, Zvonko Veselinoviç”. Trajkoviç deklaroi se roli i “Beogradit zyrtar” ishte “shumë i madh që nga dita e vrasjes” dhe shtoi se media pranë autoriteteve bëri gjithçka “për të devijuar hetimin në një drejtim tjetër”.

Milena Popoviç, gruaja e ve e politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviç, deklaroi se ajo e respekton presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe partinë që i përket. Ajo tha se e lëshoi sallën e Kuvendit serb vetëm sepse Radoiçiç ishte i pranishëm aty.

“Ajo që unë e di është më se e mjaftueshme për të mos u ulur në të njëjtën dhomë me të. Do ta përfundoj me kaq”, tha Popoviç për Nedeljnik. Lidhur me deklaratën e Trajkoviç, se ajo nuk do ta kishte bërë atë veprim pa u konsultuar me Vuçiçin, ajo tha se nuk është e vërtetë.

“Ne biseduam pas kësaj. Unë kam të drejtën e pozitës dhe mendimit tim dhe ai e respekton atë. Unë jam një grua e ve. E bëra ashtu siç u ndjeva në atë kohë”, tha Popoviç. “Unë do t’i kërkoja asaj që ta ndalonte mbledhjen e poenace politikë përmes meje dhe në atë mënyrë të kthehej në skenën politike. Ajo është personi i fundit në botë që ka të drejtë ta bëjë këtë. Ajo e di shumë mirë pse”, tha Popoviç.

Duke iu përgjigjur pyetjeve, Popoviç tha se ajo i njeh Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviçin për 20 vjet. “Unë i njoh prej 20 vitesh. Mitrovica është një qytet i vogël dhe të gjithë e njohim njëri-tjetrin. Mendoj se pas gjestit tim të fundit, për të gjithë është e qartë se çfarë mendoj për Radoiçiqin”, tha Popoviç. Siç deklaroi ajo, ajo mbetet në Partinë Progresive Serbe dhe gjesti i saj nuk e ndryshoi orientimin e saj politik./m.j

Next Post
Përplasjet me Brukselin, Victor Orban përjashtohet nga PPE

Viktor Orban flet për komunitetin e LGBTQ: S’do të lejojmë që aktivistët e tyre të hyjnë në mesin e fëmijëve tanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

April 12, 2026
‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

April 12, 2026
VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

April 12, 2026
“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

April 12, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

April 12, 2026
Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

April 12, 2026
VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

April 12, 2026
“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

April 12, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In