• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trajektorja e krimeve kibernetike, një shqetësim i shtuar për Policinë shqiptare

by B K
01/08/2025 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prill të këtij viti, Policia e Shtetit deklaroi se kishte zbuluar një skemë mashtrimi financiar me protagonist një 23 vjeçar me shtetësi franceze dhe me viktima qindra qytetarë shqiptarë. Sipas policisë, 23- vjeçari dërgonte linqe të rreme përmes mesazheve të kamufluara në emër të bankave të nivelit të dytë dhe pasi siguronte të dhënat bankare të qytetarëve, i përdorte ato për të përvetësuar paratë e tyre.

Hetimet zbuluan se krimi kibernetik i kapërcente kufijtë e vendit, pasi autori i kishte nisur mesazhet nga Franca dhe kishte udhëtuar më pas drejt Shqipërisë për të tërhequr paratë nga llogaritë e përfituara përmes mashtrimit.

Pas denoncimit të qytetarëve, i riu francez u arrestua me akuzat e “mashtrimit kompjuterik” dhe “ndërhyrjes në të dhënat kompjuterike”. Por ai është vetëm një nga qindra rastet që denoncohen çdo vit në policinë shqiptare për grupin e veprave penale që klasifikohen si krime kibernetike.

Sipas të dhënave që Policia e Shtetit vendosi në dispozicion të BIRN, “falsifikimi kompjuterik” renditet në krye të listës së krimeve kibernetike në Shqipëri, i ndjekur nga “ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “mashtrimi kompjuterik”.

Gjatë vitit 2024, Policia e Shtetit mori 461 kallëzime për veprën penale të “falsifikimit kompjuterik”, 344 kallëzime për “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike” dhe 108 të tjera për veprën e “mashtrimit kompjuterik”. Një numër më i ulët kallëzimesh u regjistruan për vepra penale që lidhen me kërcënime raciste apo ksenofobike online, hyrja e paautorizuar kompjuterike apo përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike.

Të dhëna statistikore të ngjashme paraqiten dhe në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, ndërsa në SPAK janë regjistruar vetëm dy kallëzime për krime kibernetike në vitin 2024 dhe një tjetër në 2025-ën.

Kodi Penal ofron parashikime të ngjashme për krime të ndryshme kibernetike dhe sanksionon dënime që fillojnë me gjobë deri në gjashtë vite burgim.

Vepra penale e “mashtrimit kompjuterik” ka të bëjë me futjen, ndryshimin, fshirjen ose heqjen e të dhënave kompjuterike me qëllim për t’i siguruar vetes apo të tretëve nëpërmjet mashtrimit, një përfitim ekonomik të padrejtë. Kur kryhet në bashkëpunim dhe në dëm të disa personave, më shumë se një herë e me pasoja të rënda materiale, kjo vepër penale dënohet deri në 15 vite burgim.

Drejtoresha e Hetimit të Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, Ervina Gjana i tha BIRN se pjesa më e madhe e krimeve kibernetike kanë të bëjnë drejtëpërdrejt me keqpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve, kryesisht në rrjetet sociale. Ajo theksoi gjithashtu se një pjesë e krimeve kibernetike po targetojnë biznese të caktuara me qëllim dëmtimin e reputacionit të tyre përmes publikimeve të pavërteta apo komenteve të manipuluara.

“Këto veprime përbëjnë jo vetëm shkelje të rënda ligjore, por ndikojnë drejtpërdrejt në cenimin e jetës private dhe të imazhit publik të individëve apo subjekteve tregtare,” tha Gjana për BIRN.

Gjana nënvizon gjithashtu se ndër krimet më shqetësuese janë falsifikimi dhe keqpërdorimi i të dhënave personale dixhitale, mashtrimet online për përfitim financiar, hyrja e paautorizuar në sisteme shtetërore dhe private, si dhe përhapja e përmbajtjes së paligjshme në rrjet, si materialet e dhunshme ose përmbajtjet personale pa leje.

Ervina Gjana, drejtoresha e Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit.

“Këto krime dëmtojnë sigurinë e informacionit, besueshmërinë e institucioneve dhe mbrojtjen e qytetarëve në mjedisin dixhital,” shtoi ajo.

Ndërsa po konkurrojnë statistikisht me krimet në botën reale, krimet kibernetike vlerësohet se cënojnë sigurinë e të dhënave personale dhe institucionale, krijojnë pasiguri te qytetarët, dëmtojnë besimin në shërbimet publike dhe financiare, si dhe ndikojnë negativisht në imazhin e vendit. Gjithashtu, ato shkaktojnë humbje ekonomike, nxisin dezinformim dhe mund të përdoren për qëllime të paligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Shefja e hetimit të Krimeve Kibernetike shpreh shqetësimin se këto krime janë kthyer tashmë në një rrezik serioz edhe për fëmijët përmes ngacmimit apo bullizmit në rrjetet sociale, ekspozimit ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme apo mashtrimit.

“Pasojat për fëmijët mund të jenë të rënda, si ankth, depresion, izolim social, cenim i privatësisë, dhe në raste ekstreme, vetëlëndim apo tentativa për vetëvrasje,” thotë Gjana, ndërsa shton se nevojitet bashkëpunimi mes prindërve, mësuesve dhe institucioneve shtetërore për adresimin e këtyre fenomeneve.

Gjana vëren se shumë nga këto krime mund të parandalohen nëse individët zbatojnë masa të thjeshta mbrojtëse si, mosndarja e fjalëkalimeve; përdorimi i fjalëkalimeve të forta dhe unike; mosklikimi në lidhje apo materiale të dyshimta apo aksesimit të rrjeteve të sigurta gjatë transfertave bankare.

“Kujdesi në përdorimin e teknologjisë dhe edukimi digjital janë mjete të domosdoshme për të parandaluar rreziqet kibernetike,” theksoi ajo./ BIR

Next Post
Pas deklaratave të Medvedev, mobilizohet Trump, vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

Pas deklaratave të Medvedev, mobilizohet Trump, vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania në alarm, dronë të dyshimtë fluturojnë mbi kampin ushtarak të sistemit kundërajror “Patriot”!

Gjermania në alarm, dronë të dyshimtë fluturojnë mbi kampin ushtarak të sistemit kundërajror “Patriot”!

August 7, 2026
VIDEO / Urimi gazmor i Atalantës për ditëlindjen e Gjimshitit: “Kur dhuratat t’i bën ai që ka festën’

Rrogë ‘sheikësh’, Gjimshiti do bëhet futbollisti më i paguar i Kombëtares shqiptare pas transferimit në Arabinë Saudite!

August 7, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Shikoni kush nuk reagon ndaj Rregullores Bani, për të kuptuar pushtetin e frikës së drejtësisë së re

August 7, 2026
Nuk ka “tym të bardhë” në Kosovë, konstituimi i Kuvendit shtyhet për nesër, shkelet dhe Kushtetuta!

Nuk ka “tym të bardhë” në Kosovë, konstituimi i Kuvendit shtyhet për nesër, shkelet dhe Kushtetuta!

August 7, 2026
Zgjedhja e Trump për Prokurorin e Përgjithshëm është në dyshim, senatorja Republikane i del kundër: Politizim i administratës!

Zgjedhja e Trump për Prokurorin e Përgjithshëm është në dyshim, senatorja Republikane i del kundër: Politizim i administratës!

August 7, 2026
Thatësira historike në Danub zbulon më shumë se 200 anije naziste të fundosura që nga Lufta e Dytë Botërore! (FOTO)

Thatësira historike në Danub zbulon më shumë se 200 anije naziste të fundosura që nga Lufta e Dytë Botërore! (FOTO)

August 7, 2026
“Çmenduria” e Liverpool në merkato, i ofron PSG-së 115 mln euro për Barcola!

“Çmenduria” e Liverpool në merkato, i ofron PSG-së 115 mln euro për Barcola!

August 7, 2026
E pazakontë në Indonezi, majmuni sulmon dhe plagos 18 persona, shumë prej tyre morën mjekim kundër tërbimit!

E pazakontë në Indonezi, majmuni sulmon dhe plagos 18 persona, shumë prej tyre morën mjekim kundër tërbimit!

August 7, 2026
Zelensky bën vizitën e tij të parë në Serbi, zbulohet agjenda! Presidenti ukrainas do tentojë të ndajë Beogradin nga Moska (VIDEO)

Zelensky bën vizitën e tij të parë në Serbi, zbulohet agjenda! Presidenti ukrainas do tentojë të ndajë Beogradin nga Moska (VIDEO)

August 7, 2026
“Diçka e shpërqendroi shoferin”- Aksidenti ku vdiqën shqiptarët nënë e bir, eksperti grek: Shkak jo vetëm shpejtësia, por…

“Diçka e shpërqendroi shoferin”- Aksidenti ku vdiqën shqiptarët nënë e bir, eksperti grek: Shkak jo vetëm shpejtësia, por…

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com