Trajneri i Turqisë, Fatih Terim, ka lavdëruar trajnerin e Kosovës, Albert Bunjakin, pas fitores 4:1 në Loro Borici.
Ai e sheh Kosovën si një skuadër të fortë dhe të rrezikshme për çdo kundërshtar, pavarësisht se kjo ishte humbja e pestë me radhë në Grupin I në kualifikueset për Kupën e Botës “Rusia 2018”.
“Patëm dy ndeshje shumë të vështira kundër Kosovës. Luajtëm shumë agresiv në dyja ndeshjet. Albet Bunjaki ka bërë një skuadër shumë të mirë, që luajti mirë edhe ne ndeshjen e te dieles.
Për çdo kundërshtar Kosova është rrezik i madh. Por besoj se merituam këtë fitore”, tha Terim.
“Jam i kënaqur që Islanda e mposhti Kroacinë sepse i jemi afruar shumë në renditje. Kjo e lë të hapur mundësin për të dalë ndoshta edhe në krye”, shtoi Terim, përgatiti ”Express”. (b.an)