• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Traineri i Argjentinës: “Messi ka një pistoletë të drejtuar në kokën e tij…”

by Java News
26/03/2018 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Messi ka një pistoletë të drejtuar në kokën e tij që quhet Kupa e Botës dhe nëse nuk e fiton, do të qëllohet dhe do të vritet”, kjo fjali është shkruar në librin e Jorge Sampaoli që do të publikohet në prill.Më të mirët e botës së futbollit gjykohen nga suksesi ndërkombëtar dhe Jorge Sampaoli beson se presioni për të fituar Kupën e Botës po rëndon gjithnjë dhe më shumë mbi Leo Messin.

Trajneri argjentinas ka arritur deri aty sa e ka krahasuar me një pistoletë të drejtuar në kokën e yllit të “Albicelsete”.

Sulmuesi i Barcelonës ka qenë i pafat gjatë karrierës së tij me kombëtaren, të cilën e ka udhëhequr drejt finales së Botërorit në 2014-ën dhe në dy finale të Kupës së Amerikës, por pa ngritur asnjë trofe.Sampaoli ka shkruar një libër, që do të publikohet në prill, dhe disa pjesë të tij janë publikuar në mediat argjentinase.

“Messi ka një pistoletë të drejtuar në kokën e tij që quhet Kupa e Botës dhe nëse nuk e fiton, do të qëllohet dhe do të vritet”, ka shkruar tekniku, raporton TeleSport. “Si rezultat, ai nuk mund ta shijojë talentin e tij, mendoj se atmosfera negative që rrethon futbollin ndërkombëtar e dëmton Messin”.Përveç se ka përshkruar presionin e madh në të cilin ndodhet sulmuesi, ish-trajneri i Sevillas nuk i ka kursyer elozhet ndaj tij.

“Në këtë moment besoj se po punoj me lojtarin më të mirë në histori”, ka thënë ai. “Bëhet fjalë për një lojtar që është më i miri në botë prej 10 vitesh. Është e vështirë të marrësh kontrollin kur lideri e di se është më i mirë se ty, ai bën gjëra që askush nuk i bën dot”, vijon ai.

Janë të shumtë tifozët, pjesa më e madhe e tyre neutralë, që mendojnë se futbolli i detyrohet një Botëror Messit, edhe pse Sampaoli beson se për ta arritur një objektiv të tillë duhet më shumë një punë kolektive.“Duhet të gjesh lojtarët më të mirë dhe t’i vendosësh ata në pozicionet më mira në fushën e lojës”, ka thënë ai.

“Leo duhet të luajë njësoj siç bën me klubin dhe do të ishte çmenduri t’i kërkohej të bënte diçka ndryshe. Në ndeshjen kundër Ekuadorit kam thënë se bota e futbollit i ka borxh një Botëror atij, por e dija se ai do të ishte vendimtar në momentin e duhur”, theksoi mes tjerash tekniku 58 vjeçar, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)

 

Next Post
Plot 33-vite nga vdekja e Sandër Prosit, ngjarje që tronditi edhe diktatorin

Plot 33-vite nga vdekja e Sandër Prosit, ngjarje që tronditi edhe diktatorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In