• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trailerat kalojnë në mes të Fushë-Krujës, policia bashkiake dhe rrugore indiferente

by Java News
23/12/2018 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trailerat që kalojnë në mes të qytetit në Fushë-Krujë, po shkaktojnë ndotje në Fushë-krujë. Përveçëse ndotjes së tmerrshme, trailerat krijojnë probleme dhe në qarkullimin rrugor duke bllokuar trafikun. Edhe pse ka një vendim të Bashkisë që ndalojnë kalimin e trailerave, policia bashkiake dhe ajo rrugore ende nuk kanë ndërhyrë për të marrë masa.

Sikur të mos mjaftonte ndotja nga djegia e mbeturinave urbane, furrat e gëlqeres dhe guroret, qytetit të Fushë-Krujës i është shtuar dhe ndotja e tmerrshme nga trailerat që kalojnë në mes të qytetit natë e ditë, duke shkaktuar re pluhuri të paimagjinueshme.  Kjo ndodh në një kohë që ka përfunduar unaza për në autostradë ku duhet të kalojne këto trailera.

Ato gjejnë rrugën me të shkurtër duke kaluar në qendër të qytetit duke shkaktuar këeshtu re pafund të pluhurit, ndotje akustike, bllokim të trafikut që për këtë qytet është një fenomen tepër shqetësues si dhe rrezik të vazhdueshëm për jetën e qytetarëve. Megjithëse ka një vendim të bashkisë Krujë dhe disa tabela që ndalojnë kalimin e trailerave në qendër të qytetit, vendimi ka kohë që nuk zbatohet.

Me gjithë këtë situatë të tmerrshme policia bashkiake nuk duket gjëkundi. Po ashtu edhe policia rrugore vetëm bën sehir për këtë tmerr që shkakton kalimi i trailerave në mes të qytetit. Mjetet e tonazhit të larte vazhdojnë me mos perfillje dhe indiferentizëm të jenë problem për banorët e qytetit. (Shqiptarja.com)

Next Post
FOTOT/ Armina Mevlani pohim publik: Trupin e kam natyral, ju tregoj makinën dhe rrobat tek Zara apo Mango

FOTOT/ Armina Mevlani pohim publik: Trupin e kam natyral, ju tregoj makinën dhe rrobat tek Zara apo Mango

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmohet tubacioni i naftës në Arabinë Saudite, shpërthejnë zjarre në disa pika

Sulmohet tubacioni i naftës në Arabinë Saudite, shpërthejnë zjarre në disa pika

September 11, 2026
Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

September 11, 2026
Rama sqaron projektet: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci është pronë private!

Rama sqaron projektet: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci është pronë private!

September 11, 2026
Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

September 11, 2026
Takimi me të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

Rama flet për udhëtimet: Kam bërë 1.6 milionë kilometra në Shqipëri, i kam matur me truprojë

September 11, 2026
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Albert Karriqi

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Albert Karriqi

September 11, 2026
E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

September 11, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

EMRAT/ GJKKO vijon masat e sigurisë për 8 të hetuar për mashtrim kompjuterik

September 11, 2026
Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

September 11, 2026
Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com