Tragjike/ U denoncua i zhdukur, trupi i djalit 6-vjeçar gjendet i pajetë buzë lumit Shkumbin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një 6-vjeçar është gjetur i pajetë buzë lumit Shkumbin.

Ka qenë shtetasja me iniciale D. A, e cila rreth orës 19:50 të pasditës së djeshme (10 Maj) kishte denoncuar se nipi i saj kishte humbur.

Pas nisjes së kërkimeve nga ana e policisë, trupi i pajetë i të miturit është gjetur buzë lumit Shkumbin në lagjen “Çezme”.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të 6-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se është mbytur në lumë.

“Rreth orës 19:50 të datës 10.06.2025, ka njoftuar shtetasja D. A. se prej 3 orësh, kishte humbur nipi i saj 6-vjeçar. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe rreth orës 21:30, kanë gjetur trupin e pajetë të tij, buzë lumit Shkumbin, konkretisht në lagjen “Çezme”.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit”, njoftoi policia.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com