Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në rrethana tragjike në Itali.
Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Bledar Muçaj i cili ka humbur jetën pas një aksidenti në punë.
Ai ka ndërruar jetë një ditë më parë në Cittadella ndërkohë vetëm sot është bërë publike ngjarja.
Sipas mediave italiane, Muçaj ishte duke punuar në çatinë e një ndërtese në Montepetra, në komunën Mercato Saraceno.
Ai ka rënë nga në lartësi 6 metra në 27 Gusht. Pas një jave shtruar në spital, 35-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të rënda.
Ndërkohë, autoritetet italiane vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.
Dyshohet se kompania ku ai punonte nuk ka respektuar rregullat e sigurisë në punë.
/b.d