Tragjike në Tiranë/ Vetëvritet një 22-vjeçar, preu damarët

Fund tragjik për një 22-vjeçar në Tiranë, i cili i ka dhënë fund jetës duke prerë damarët. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:18, tek “Kodra e Priftit”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi në katin e dytë të banesës së të riut me iniciale A.M., i cili u gjetur nga familjarët pa shenja jete. Ai dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e për pasojë ka ndërruar jetë (e konfirmuar nga ekipi mjekësor).

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com