• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çështja Balluku-“Bllokoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve”/ Grupi Parlamentar i PD kallëzon për “Shpërdorim detyre” Niko Peleshin

by Os De
12/01/2026 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi Parlamentar i PD kallëzon për “Shpërdorim detyre” Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi. Shkak është bërë sipas PD-së, bllokimi i mbledhjes së Këshillit të Mandateve për çështjen Balluku. 

Grupi Parlamentar i PD-së ka bërë disa herë kërkesë drejtuar Kuvendit, për të mbledhur Këshillin e Mandateve për çështjen që lidhet me zv.kryeministren Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin e saj. Ndërkohë, Peleshi pavarësisht kërkesave, nuk ka mbledhur Këshillin. Bashkëlidhur njoftimi për shtyp i Grupit Parlamemtar të Partisë Demokratike. 

NJOFTIM PËR SHTYP 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar kallëzim penal për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, ndaj Kryetari të Kuvendit Niko Peleshi. 

Rezulton se me shkresën nr. 43019 prot., datë 16.12.2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes, zëvëndëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur në datën 19.12.2025, ora 10:30, për shqyrtimin e kësaj kërkese. Në mënyrë arbitrare, pa një vendimmarrje të Këshillit, kryetari i Kuvendit ka ndërprerë mbledhjen, pa caktuar mbledhjen e ardhshme, me arsyetimin sipas tij për t’iu dhënë kohë anëtarëve dhe palëve të njihen me dokumentet shoqëruese të kërkesës së Prokurorisë. 

Duke shfrytëzuar të drejtën që iu njeh neni 13, pika 6, e Rregullores së Kuvendit, 5 deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit, kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, përkatësisht me kërkesat e datave 22 Dhjetor, 23 Dhjetor, 29 Dhjetor, 30 Dhjetor 2025 dhe 6 Janar 2026. Në përmbajtje të këtyre kërkesave, deputetët kanë arsyetuar se pasur parasysh precedentët e mëparshëm, koha ka qenë mëse e mjaftueshme për t’u njohur me aktet dhe përgatitur mbrojtjen, si dhe duke mbajtur në konsideratë qëndrimin e Prokurorisë të shprehur me shkrim dhe me gojë gjatë mbledhjes së parë lidhur me natyrën e ngutshme të kësaj kërkese dhe prishjen e provave (intimidimin e dëshmitarëve) nga e pandehura Belinda Balluku, është e nevojshme që Këshilli të mblidhet sa më shpejt për vijimin e shqyrtimit të kërkesës, me qëllim që të mos bëhet pengesë për mbarëvajtjen e hetimeve. 

Megjithëse, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, referuar nenit 13, pika 6, të Rregullores së Kuvendit, kishte detyrimin për mbledhjen e Këshillit dhe njoftimin e rendit të ditës, ai ka refuzuar kërkesat e përsëritura të pesë anëtarëve të Këshillit, në mënyrë tërësisht arbitrare dhe të paligjshme, duke cënuar njëkohësisht të drejtën e ligjshme të deputetëve për të thirrur mbledhjen e Këshillit, dhe si rezultat i zvarritjeve të pajustifikuara edhe mbarëvajtjen e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme. Në këto kushte, është e qartë se shtetasi Niko Peleshi, me detyrë kryetar i Kuvendit, ka konsumuar katër elementët e anës objektive të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, duke refuzuar mbledhjen e Këshillit dhe njoftimin e rendit të ditës (mosveprimi), në kundërshtim me nenin 13, pika 6, të Rregullores së Kuvendit (në kundërshtim me ligjin), duke shfrytëzuar funksionin e tij si Kryetar i Kuvendit (funksioni publik), duke dëmtuar kështu të drejtën e deputetëve për mbledhjen e Këshillit dhe mbarëvajtjen e hetimeve penale (dëmtimi i interesave të shtetit dhe të shtetasve). 

 

Next Post
“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

‘Fjala korrupsion si këpucët e modës’, Rama: Garë e hapur dhe transparente në sektorin energjetik! Pyesni amerikanët dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

September 25, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

KQZ pret Kuvendin, Celibashi kërkon rreth 300 punonjës shtesë për zgjedhjet vendore

September 25, 2026
Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

September 25, 2026
“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

Çupi: SPAK po tenton të rrëmbejë pushtetin! Prokurori që goditi Hysenin duhet arrestuar

September 25, 2026
Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Ambasadori i ri amerikan vjen në Tiranë! Detaje nga mbërritja “surprizë”. Ja ndalesa e parë

September 25, 2026
Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

September 25, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Ish-shefja e SHISH/ Nuk shantazhoi median, por kërcënoi armiqtë e saj

September 25, 2026
Pas protestave, Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të hënën për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës

Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhje, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen

September 25, 2026
Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

September 25, 2026
Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës!

Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com