Të paktën 6 persona janë vrarë dhe 10 të tjerë u plagosën nga të shtënat e armëve në qendër të qytetit amerikan të Sacramento të Kalifornisë rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës.
Dëshmitarët thanë se njerëzit nisën të largoheshin në panik menjëherë sapo dëgjuan të shtënat në një zonë të mbushur me restorante dhe bare. Policia u tha se shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, por pa mundur dot të identifikojë cilët ishin autorët e kësaj masakre.
Ende asnjë person nuk është ndaluar për ngjarjen deri në sqarimin e rrethanave. Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të shmangin këtë zonë pasi autorët janë ende të lirë.
Nuk ka ende të dhëna për identitetin e viktimave, por mësohet se pjesa më e madhe e të lënduarve janë të moshave të reja që kishin frekuentuar një klub nate në zonë. Incidenti pritet të rindezë debatin e vazhdueshëm për lejimin e armëve luftarake në shoqërinë amerikane. Armët e zjarrit shkaktojnë rreth 40 mijë vdekje në vit në SHBA.
/a.r