Një ditë pasi familjarët e kanë denoncuar të zhdukur, policia e Kukësit ka gjetur të mbytur në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit një 26-vjeçare.
“Më datë 17.12.2024, në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit, në fshatin Orgjost, është gjetur e pajetë shtetasja M. O., 26 vjeçe, banuese në fshatin Kosharisht. Pasditen e datës 16.12.2024, në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e kësaj shtetaseje kanë bërë kallëzim për largimin e saj nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të”, informon policia.
Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e vajzës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.