Një grua shqiptare ka humbur jetën në Itali.
Mediat vendase raportojnë se ajo është 57-vjeçarja Suzana Methasani.
E ndiera u përplas nga një makinë në rrugën Pontecurone, në Valenza të Piemontes.
Gruaja ishte duke ecur në rrugë kur një makinë e përplasi për vdekje.
Mjeti drejtohej nga një i moshuar 81-vjeçar.
/a.r