Një ngjarje tronditëse është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan, ku një djalë i ri i ka dhënë fund jetës tragjikisht, duke u hedhur nga lartësia.
Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen “Beqir Dardha”.
Noa.al mëson se 31-vjeçari Uliks Xhelilaj, është hedhur nga ballkoni i banesë së tij nga kati i katërt i një pallati.
Për ti ardhur në ndihmë të riut, është lajmëruar ndihma e shpejtë, por rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari