Nëntë emigrantë klandestinë afganë dhe pakistanezë u vranë mëngjesin e sotëm dhe nëntë të tjerë u plagosën në një aksident automobilistike në Bullgari, njoftoi policia.
Drejtuesi bullgar i minibusit i moshës 16 vjeç i pa pajisur as me leje qarkullimi vdiq gjithashtu në aksidentin e shënuar në një autostradë pranë Pazardjik (jug).
Automjeti po transportonte migrantë të paligjshëm pa mjete identiteti dhe të mbijetuarit u prezantuan si shtetas afganë dhe pakistanezë, sipas policisë./b.d