• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tragjike në Australi/ 2 persona hapin zjarr mbi turmën e njerëzve në festën hebraike, 10 persona të vdekur

by E S
14/12/2025 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur së fundmi në Australi ku të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur pasi dy persona të armatosur dhe të veshur me të zeza, hapën zjarr mbi turmën gjatë festimeve të festës hebraike Hanukkah në plazhin Bondi në Uellsin e Ri Jugor.

Sipas mediave ndërkombëtare, 8 persona janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa zona e rrethuar nga policia. Sakaq, raportohet se dy personat e dyshuar janë arrestuar. Sipas videove të publikuara në rrjet, njëri prej armatosurve është neutralizuar nga një person i pranishëm.

Të pranishmit kanë rrëfyer tmerrin e ato momenteve duke treguar fillimisht nuk po e kuptonin se çfarë po ndodhte dhe më pas po shpresonin që policia tu vinte sa më parë në ndihmë.

“Menduam se ishin fishekzjarre, por nuk ishin, ishte diçka shumë më keq. Është tmerruese”, një nga rrëfimet e para që vjen nga plazhi ikonik Bondi, vendi i të shtënave dhe një operacioni policor që po vazhdon, vjen nga ish-gazetarja dhe banorja e Randëick, Elizabeth Mealey, për transmetuesin kombëtar ABC.

“Duket sikur u desh shumë kohë për të dëgjuar një sirenë, tani po mbërrin një helikopter dhe një ambulancë. Është kaos dhe nuk e dimë vërtet se çfarë po ndodh”, tha dëshmitarja, e cila pa njerëz duke vrapuar nga North Bondi drejt South End, duke kërkuar një mënyrë për t’u arratisur. “Dëgjuam diçka që tingëllonte si të shtëna të llojeve të ndryshme dhe përfundimisht shpresuam dhe supozuam se ishte policia që po kthente zjarrin. Pastaj zhurma u bë pak më e dobët, por vazhdoi të bëhej më e fortë. Në këtë pikë, po supozojmë se ka mbaruar, por askush nuk e di me siguri”, përfundoi Elizabeth Mealey.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese ka reaguar për ngjarjen e rëndë duke i shpreur ngushëllimet familjarëve të viktimave ndërsa shton se të gjitha ekipet e sigurisë dhe të emergjencave janë në gadishmëri të plotë.

“Skenat në Bondi janë tronditëse dhe shqetësuese. Policia dhe ekipet e emergjencës janë në terren duke punuar për të shpëtuar jetë. Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit. Sapo kam folur me Komisionerin e AFP-së dhe Kryeministrin e NSË-së. Po punojmë me policinë dhe do të japim përditësime të mëtejshme sapo të konfirmohen më shumë informacione. I bëj thirrje njerëzve në zonë të ndjekin informacionin e policisë”, tha kryeministri australian Anthony Albanese.

Plazhi Bondi, i vendosur në periferi lindore të qytetit, është një vend i preferuar si për vendasit ashtu edhe për turistët. Është një nga plazhet më të famshme në botë, i njohur për atmosferën e tij të relaksuar, rërën e artë dhe madje edhe për surfingun. Sakaq, hetimet po vijojnë për të kuptuar rrethanat e plota të rastit dhe shkaqet që nxitën dy autorët të ndërmerrnin këtë akt tragjik.

Next Post
Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e oficerëve të BKH se mendoi që mund ta arrestonin. Ja pse shkuan në Kryeministri

Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e oficerëve të BKH se mendoi që mund ta arrestonin. Ja pse shkuan në Kryeministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com