Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Bajnicë të Ferizajt, ku një 4-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në pus.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se sot rreth orës 11:15 në fshatin Bajnicë, në rrugën ” Natyra” të Kaçanikut, një fëmijë mashkull moshës 4 vjeç ka rënë në një pus.
Menjëherë Policia, Emergjenca, si dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por për pasojë trupi i tij është nxjerrë pa shenja jete, kjo e konfirmuar nga mjekët.
Në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, tha Veseli./m.j