• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarja që synon parlamentin italian/ Anita Likmeta: Synoj mbështetjen e bashkëatdhetarëve! Politikanët shqiptar flasin shumë, e bëjnë pak

by Java News
25/08/2022 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anita Likmeta, sipërmarrësja e re e natyralizuar italiane, është kandidatja e parë shqiptare që konkurron për Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 25 shtator.

‘Shqiptarët e Italisë për herë të parë do të kenë një zë që do t’i përfaqësojë  në politik’, kështu u shpreh Likmeta në një intervistë për Report Tv.

Likmeta foli rreth fillesave të saj në karrierë, vështirësive që ka hasur si emigrante në shtetin Italian, dhe më e rëndësishmja, për të ardhmen, për rëndësinë e të zgjedhurit si përfaqësuese e komunitetit shqiptar në Itali në zgjedhjet që do të zhvillohen në 25 shtator.

Ajo shprehet se pothuajse gjatë gjithë jetës së saj ka qenë në një farë mënyre pjesë e  politikës, duke iu dashur të merret me dokumentet e saj, por dhe me fushën e sipërmarrjes.

“Jeta ime është një jetë politike se kam jetuar në Itali dhe duke rregulluar dokumentet vit për vit derisa kam marrë shtëpinë Italian si një emigrante dhe ky shtet më kujtonte se kush jam. Jam një njëri politik. Edhe puna ime , një sipërmarrëse, ka të bëjë gjithmonë me politikën, e cila vendos se si do të shkojë një kompani, ekonomia e një shteti. Çdo gjë është politik për mua.”, u shpreh Likmeta.

Likmeta foli rreth vështirësive të një emigranti, sidomos të grave dhe vajzave për t’u përshtatur në jetën e shtetit italian, si dhe sakrificave për t’u bërë pjesë e politikës.

‘Është shumë e vështirë, besoj që të gjithë shqiptarët sikurse unë me familjen time, e kuptojnë se sa e vështirë dhe sa sakrificë është që të emancipohesh, sidomos për një grua, për një vajzë të realizohet në një shtet të huaj apo në një punë si kjo e imja  ku mbizotërojnë më shumë burrat sesa gratë. Ka qenë gjithmonë një udhëtim i vështirë, por në fund fare, sakrificat këmbëngulja, jam përpjekur për të realizuar ato që ishin ëndrrat e mia . Beteja më të mëdha, më të vështirat janë më të bukura.’”, u shpreh ajo.

Likmeta është ndër kandidatet kryesore, në 3 rajone, Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike, e cila është krijuar nga Bruno Tabaçi, me mbështetjen e Ministrit të Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio.

“Ma kanë propozuar Impegno Civico të Partisë Demokratike. Komuniteti shqiptar nuk është më i dobët. Jemi komuniteti i dytë më i madh në Itali. Besoj që ka arritur koha që shqiptarët e Italisë të kenë një zë të tyre dhe një përfaqësim institucional në qeverinë shqiptare.”, tha Likmeta.

Likmeta do që nëpërmjet përfaqësimit të saj t’i jap mesazh të rinjve se pavarësisht vështirësive në një vend të huaj, ëndrrat mund të arrihen.

‘”Për mua është diçka e madhe, sidomos për të rinjtë që po shohim. Ne do tu japim vëmendje. Tu japim guximtë rinjtë, me historinë time, çdo njeri  duhet të mendojë se do arrijë të realizohet. Një udhëtim që dalëngadalë do mund të realizohet. Është një mesazh që politika italiane duhet t’jua japin komuniteteve, tani për tani sidomos komunitetit shqiptar, sepse marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë janë shekullore” , u shpreh Likmeta.

Ajo thotë se është koha që komuniteti shqiptar i dyti më i madh në Itali të ketë përfaqësimin në politikë.

“Shqiptarët duhet të kenë një zë të tyre, që do të jetë një ndryshim historik, do të jemi qytetarë me një përfaqësim politik. Shqiptarët e Italisë janë të integruar, kanë kaluar 30 vite nga eksodi.”, tha Likmeta.

Anita Likmeta, një sipërmarrëse e re e natyralizuar italiane, është kandidatja e parë shqiptare që konkurron për Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 25 shtator.

Ajo është ndër kandidatet kryesore, në 3 rajone, Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike, e cila është krijuar nga Bruno Tabacci, me mbështetjen e Ministrit të Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio.

Kandidatura e Anita Likmetës është një ngjarje historike e paprecedentë për komunitetin shqiptar në Itali, i cili më në fund do të ketë për herë të parë përfaqësimin e tij institucional në Parlamentin italian./m.j

Next Post
LIVE/ Gati kampioni Florian Marku të zbresë në “Air Albania”, këtu mund të shihni ndeshjen. Fillon prezantimi

LIVE/ Gati kampioni Florian Marku të zbresë në “Air Albania”, këtu mund të shihni ndeshjen. Fillon prezantimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret në Fier drejt kontrollit, mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

Zjarret në Fier drejt kontrollit, mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

September 5, 2026
Ambasadori rus në Gjermani: Nuk duam luftë me NATO-n

Ambasadori rus në Gjermani: Nuk duam luftë me NATO-n

September 5, 2026
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

Arrestimi i Ergys Agasit, gazetari ngre dyshime: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin

September 5, 2026
Zelensky reagon pas armëpushimit 3-ditor të Putinit, ja çfarë do të ndodhë deri të hënën

Zelensky reagon pas armëpushimit 3-ditor të Putinit, ja çfarë do të ndodhë deri të hënën

September 5, 2026
FOTO / Librazhdi si Venecia, reshjet e dendura paralizojnë qytetin

Euro bie, por jo të gjithë përfitojnë! Ekspertët zbulojnë kush fiton dhe kush humbet nga forcimi i lekut në Shqipëri

September 5, 2026
SHBA godet sërish anijet iraniane, përshkallëzohet përplasja në Gjirin Persik

SHBA godet sërish anijet iraniane, përshkallëzohet përplasja në Gjirin Persik

September 5, 2026
Analiza: Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile në Rusi?

Analiza: Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile në Rusi?

September 5, 2026
“Beqarëve do t’iu rrahë zemra fort”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

Horoskopi i dashurisë për shtatorin, surprizat që presin beqarët dhe çiftet! Ja datat që mund të sjellin njohje të reja dhe kthesa në lidhje

September 5, 2026
Pse Shqipëria ka raportin më të favorshëm për investimet në transport në rajon?

Pse Shqipëria ka raportin më të favorshëm për investimet në transport në rajon?

September 5, 2026
Ish-ministri gjerman nuk i kursen kritikat ndaj Beogradit: Nderimet për Mlladiçin tregojnë sa larg është Serbia nga pajtimi…!

Ish-ministri gjerman nuk i kursen kritikat ndaj Beogradit: Nderimet për Mlladiçin tregojnë sa larg është Serbia nga pajtimi…!

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com