• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tragjike/ 23-vjeçarja bie nga shkëmbi 20 metra i lartë duke bërë ‘selfie’

by Java News
17/05/2022 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 23-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi ka rënë nga shkëmbi 20 metra i lartë duke bërë foto të një ujëvarë të njohur në Tailandë.

23-vjeçarja rumune Nane-Iosana Bodea, pësoi rënien e tmerrshme më 14 maj gjatë janë udhëtimi me miqtë e saj në pikën e njohur turistike.

Grupi ishin duke vizituar ishullin Koh Samui dhe ujëvarën e tij të famshme Na Muang ku ata vendosën të bëjnë një banjë.

Nane-Iosana, nga Rumania po admironte pamjen dhe vendosi të bënte disa foto

Por pasi u ngjit në shkëmbinjtë e thepisur për të pozuar për foto, ajo rrëshqiti tragjikisht në sipërfaqen e veshur nga myshqet.

Shoqëruesi i saj i tronditur Manuel Opancar, 22 vjeç nga Austria, tha se vajza ishte ngjitur në majë të shkëmbinjve, edhe pse terreni ishte “i lartë e i rrezikshëm”.

23-vjeçarja kishte rënë drejt vdekjes nga pika më e lartë e ujëvarës para turistëve të tmerruar.

Miqtë e dëshpëruar të Nane-Iosana nxituan drejt saj për t’i dhënë ndihmën dhe më pas thirrën shërbimet e emergjencës pro pa mundur ta shpëtonin.

Nane-Iosana, e cila jetonte në Austri, u shpall e vdekur në vend ngjarje.

Grupet e emergjencës shpenzuan disa orë për të ngritur trupin e saj nga pellgu i ujëvarës dhe më tej drejt rrugës automobilistike.

Trupi i Nane-Iosana u transportua në spitalin e Koh Samui ku po zhvillohet autopsia.

Vdekja është e disata në pikat shkëmbore turistike të vendit dhe pikërisht me turistët e pakujdesshëm në kërkim të fotografive “impresionuese”.

30 vjeçari francez Bastien Palmier, ra për vdekje nga shkëmbinjtë e Ko Samui në nëntor 2019 teksa kërkonte të bënte një foto.

Autoritetet tailandeze njoftojnë rregullisht për rreziqet e vendeve të larta dhe aksidentet që kanë ndodhur aty gjatë viteve.

Ndjekja e fotove perfekte raportohet se ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 300 turistëve vetëm në vitin 2021./m.j

Next Post
Marrëveshje për 100 laboratorë “Smart” në shkolla, Rama: Pjesë e procesit të digjitalizimit. Piramida shumë shpejt do hapë dyert

Marrëveshje për 100 laboratorë “Smart” në shkolla, Rama: Pjesë e procesit të digjitalizimit. Piramida shumë shpejt do hapë dyert

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spektakël në Kategorinë e Parë, Besa dhe Flamurtari ndahen në barazimin 3-3

Spektakël në Kategorinë e Parë, Besa dhe Flamurtari ndahen në barazimin 3-3

September 6, 2026
VIDEO/ Aksion për pastrimin e Lumit të Tiranës, ndërhyrje pranë Urës së Paskuqanit pas grumbullimit të mbetjeve

VIDEO/ Aksion për pastrimin e Lumit të Tiranës, ndërhyrje pranë Urës së Paskuqanit pas grumbullimit të mbetjeve

September 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Liria punon”, por duhen dhe 6 milionë dollarë!

September 6, 2026
Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, Trump është futur në kurth

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, Trump është futur në kurth

September 6, 2026
Magyar premton “rikthimin e pasurisë së grabitur” nga epoka e Orbánit: Miliardat do t’i kthehen shtetit!

Magyar premton “rikthimin e pasurisë së grabitur” nga epoka e Orbánit: Miliardat do t’i kthehen shtetit!

September 6, 2026
Shpërthen vullkani Krakatau, hiri vullkanik paralizon fluturimet në 6 aeroporte të Indonezisë

Shpërthen vullkani Krakatau, hiri vullkanik paralizon fluturimet në 6 aeroporte të Indonezisë

September 6, 2026
Irani paralajmëron SHBA-në: Epoka e përgjigjeve proporcionale ka marrë fund

Irani paralajmëron SHBA-në: Epoka e përgjigjeve proporcionale ka marrë fund

September 6, 2026
Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

September 6, 2026
Infantino konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat në krye të FIFA-s

Infantino konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat në krye të FIFA-s

September 6, 2026
Hunter Biden nuk përjashton kandidimin për president në 2028: Mund të më duhet

Hunter Biden nuk përjashton kandidimin për president në 2028: Mund të më duhet

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com