Prokuroria e Tiranës nis hetimet për vdekjen e 30-vjeçares Drilona Durici një ditë më parë teksa flakët përfshinë ashensorin e pallatit ku ajo banonte. Burime për Report Tv bënë me dije se janë sekuestruar dokumentacioni i ndërtimit të pallatit dhe montimit të ashensorit për të parë nëse janë respektuar elementët e sigurimit teknik sipas lejes së dhënë, pasi rezultonte se ashensori nuk kishte dalje emergjence.
Të njëjta burime sqaruan se në pyetje është marrë administratori i pallatit ku ra zjarri i cili ka deklaruar se nuk kishte vënë re prani flakësh apo dëmtim të sistemit elektrik në pallat.
30-vjecarja humbi jetën një ditë më parë teksa po kthehej në banesë pasi kishte dalë për të blerë ushqime tek dyqanet poshtë pallatit. Ajo jetonte së bashku me djalin e mitur ndërsa bashkëshorti i saj ishte emigrant në Gjermani dhe është kthyer këtë të dielë në Shqipëri.