Identifikohen 3 personat që u mbytën në plazhin ë Zvërnecit. Policia ka dhënë informacion në lidhje me identitetin e tyre.
Bëhet fjalë për shtetaset Manuela Maraj 27-vjeçe dhe Xhoana Cani 25-vjeçe të cilat u mbytën në det. Viktima i tretë është shtetasi Beniamin Ferati 24-vjeç. Ky i fundit u mbyt teksa u fut në det për të ndihmuar dy vajzat.
Njoftimi:
Më datë 15.07.2017, rreth orës 14:30, është marrë njoftimi paraprak se në plazhin e Zvërnecit po rrezikoheshim të mbyteshin në ujë 2 shtetas.
Menjëherë shërbimet e policisë kufitare dhe ato vendore janë nisur në afërsi të vendit të ngjarjes pranë zonës së Portonovës, nëpërmjet mjeteve lundruese në ndihmë të personave por nuk është bërë i mundur shpëtimi i tyre.
Si pasojë, janë mbytur 3 shtetas: dy shtetase të seksit – femër dhe një tjetër i seksit – mashkull.
Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të tre trupave të shtetasve të mbytur:
- M.M., 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.
- Xh.C., 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
- B.F., 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.
Të tre viktimat janë transportuar në morgun e qytetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethamave të ngjarjes.
/a.m.











