• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Fatura e rëndë nga thatësira, nevojiten 50 mln euro për importin e energjisë

by A R
15/07/2017 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipërisë do t’i duhet të shpenzojë të paktën 50 milionë euro të tjera për të blerë energji elektrike nga importi gjatë dy muajve të ardhshëm.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe Operatori i Shpërndarjes kanë bërë bilancin e situatës energjetike në vend, duke listuar dhe skenarët për muajt në vijim.

Sipas tyre, vendi është i detyruar të ruajë importet masive të energjisë, të paktën edhe për periudhën gusht-shtator, pasi rezerva hidrike është në nivele minimale.

Por edhe shifra prej 50 milionë euro mund të mos jetë e mjaftueshme. Nëse situata hidrike nuk përmirësohet, atëherë importet e mëdha do të vazhdojnë edhe për tetorin e ndoshta edhe më mbrapa.

Kjo do të ketë pasoja direkte për buxhetin. OSHE ka shpenzuar sakaq 18 milionë euro për të blerë energji në korrik. Fatura prej 50 milionë eurosh që duhet të shpenzojë për dy muajt e ardhshëm do të thante plotësisht buxhetin e saj, përfshirë atë të KESH raporton TCH.

Kjo do të thotë se dy kompanitë publike mund të sigurojnë energjinë elektrike me fondet e tyre deri në fund të shtatorit. Për çdo sasi që do të nevojitet pas kësaj periudhe kostoja do të paguhet nga buxheti i shtetit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në 6 muajt e parë të vitit prurjet energjetike kanë qenë 40 për qind më të ulëta se sa mesatarja 10-vjeçare.

Si rezultat, niveli i Fierzës gjendet aktualisht në kuotën 270 metra, ose mbi 15 metra më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë./a.m.

Next Post
Patozi flet për turpin e madh të PD-së

Patozi flet për turpin e madh të PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com