• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tragjedia në Mekë, pelegrinët nuk respektuan rregullat e lëvizjes

by
25/09/2015 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tragjedia në Mekë, pelegrinët nuk respektuan rregullat e lëvizjes 

Një ditë pas tragjedisë së rëndë në Mekë ku 717 persona humbën jetën dhe mbi 860 të tjerë mbetën të plagosur, qeveria e Arabisë Saudite ka urdhëruar që të rishikohet plani i sigurisë në pelegrinazhin e Haxhit. Mbreti i Arabisë Saudite, Salman tha se është e nevojshme që të rishikohet niveli i organizimit dhe menaxhimit të lëvizjes së pelegrinëve gjatë ritualit të përvitshëm në Mekë. Për këtë do të ngrihet një komision që do të investigojë se përse ndodhi ikja e rrëmujshme gjatë festës së Kurban Bajramit.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë Khaled al-Falih, shtypja ndodhi pasi shumë pelegrinë nuk respektuan oraret e lëvizjes, të përcaktuara nga autoritetet.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme saudite, general major Mansour al-Turki thotë se shtypja ka ndodhur teksa dy grupe të mëdha pelegrinësh nga drejtime të ndryshme u futën në një rrugë të vetme.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i cili humbi gjatë shtypjes së djeshme 95 qytetarë të tij tha se qeveria e Arabisë Saudie duhet të pranojë të gjithë përgjegjësinë për tragjedinë e rëndë, pasi sipas tij mungesa e menaxhimit ishte shumë e theksuar.

“Unë pashë trupa të shtrirë mbi njëri-tjetrin. Njerëzit kërcenin mbi shpinën e pelegrinëve të shtrirë, në mënyrë që të merrnin frymë”, ka rrëfyer për Associated Press, Abdullah Lotfy nga Egjipti.

Incidenti i rëndë ndodhi të enjten në orën 09:00 sipas kohës lokale (06:00 GMT) teksa pelegrinët ishin duke ecur drejt strukturës 5 –katëshe që rrethon shtyllat, e njohur si Ura Jamarat. Kjo është tragjedia më e rëndë që pas viteve ’90 ku 1426 pelegrinë humbën jetën. Tragjedia e djeshme, ndodhi dy javë pasi një vinç u rrëzua mbi Mekë, duke lënë 109 persona të vdekur.

Next Post

Nishani sfidon Bushatin, urdhëron ambasadorin në Vjenë: Mos iu bind qeverisë (Shkresa)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com