• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tragjedia në liqenin e Shkodrës, fëmijët e morën fshehurazi varkën

by A R
18/08/2017 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kthehet në tragjedi shëtitja me varkë në liqenin e Shkodrës e shtatë të miturve.

Dy prej tyre u mbytën teksa u hodhën nga varka për të notuar e krejt papritur moti është prishur duke shkaktuar dallgë të mëdha. Të gjendur mes kësaj situate dhe shumë larg varkës që ua kishte marrë rrjedha, fëmijët janë përfshirë në panik. Vetëm pesë prej tyre ia dolën që të dalin në breg me not, ndërsa dy fëmijët e tjerë, Ervin Tahiri, 13 vjeç dhe Sebjan Tahiri, 15 vjeç, janë mbytur. Sipas Policisë së Shkodrës, ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Vrakës.

“Më datë 17.08.2017, rreth orës 16:00, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe se në Liqenin e Shkodrës, në vendin quajtur Grilë, territor i Malësisë së Madhe, janë mbytur në liqen dy fëmijë. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë në vendngjarje, ku ka rezultuar se ishin mbytur shtetasit E. T., 13 vjeç dhe S. T., 15 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, kushërinj me njëri-tjetrin. Nga informacionet paraprake mësohet se 7 shtetas ishin futur në liqen ku kishin hipur në një varkë të vogël dhe kur kanë arritur në thellësi, janë hedhur në ujë për t’u larë. Varkën e ka marrë rrjedha e liqenit, ku pesë shtetas kanë mundur të dalin në breg të liqenit, ndërsa dy shtetasit e lartpërmendur janë mbytur. Shërbimet e Policisë, së bashku me disa banorë të fshatit, rreth orës 17:45 kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga liqeni. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e dhënë nga Policia e Shkodrës.

Bazuar në dëshminë e dhënë nga të miturit që arritën të dalin në breg të liqenit, njëri prej tyre ia kishte marrë varkën fshehurazi të atit peshkatar dhe që ishte në pronësi të familjes. Bashkë me shokët (fëmijët janë të gjithë kushërinj, nga fisi Tahiri), ata kanë vendosur të dalin një xhiro në liqen.

Pasi kanë përshkuar në thellësi, fëmijët kanë vendosur të hidhen në liqen për të notuar. Por kur kanë kaluar disa minuta duke notuar, fëmijët nuk e kanë vënë re përkeqësimin e menjëhershëm të motit.

Papritmas qielli është mbyllur dhe ka nisur një erë e shi në formë cikloni. Rrjedha ndërkaq e kishte marrë me vete varkën, aq sa ata nuk kanë arritur dot ta shquajnë praninë e saj. Të gjendur në këto kushte dhe në efekt paniku, fëmijët janë nisur të dalin në breg me not.

Askush nuk e ka vënë re mungesën e njëri-tjetrit deri në momentin kur të rraskapitur nga lufta me dallgët dhe motin me erë, pesë prej tyre kanë dalë në breg. Njëri prej të mbijetuarve ka konstatuar menjëherë mungesën e vëllait të tij. Më pas është vënë re edhe mungesa e kushëririt tjetër të tyre.

Menjëherë ata (më i madhi 17 vjeç) kanë dhënë alarmin te familjarët e tyre. Në vend pas sinjalizimit mbërriti edhe policia, e cila edhe me ndihmën e banorëve pas disa minutash kërkime arritën të gjenin trupat e pajetë të dy fëmijëve.

Të mbijetuarit e tragjedisë kanë dhënë shpjegime të pjesshme mbi atë çka kishte ndodhur, pasi ata kanë qenë të shokuar nga kjo ngjarje që për pak u mori jetën. /panorama/b.d

Next Post
Sulm në Barcelonë me 13 të vdekur, ISIS merr autorësinë

"Ishim 30 sekonda larg vdekjes". Shqiptarja tregon tmerrin që pa në Barcelonë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

October 5, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

October 5, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Miku gjerman që erdhi t’u diktonte shqiptarëve demokracinë tjetër

October 5, 2026
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

Begaj mesazh magjistratëve të rinj: Profesioni kërkon integritet dhe përgjegjësi!

October 5, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Shkolla e Magjistraturës, Sadushi: Pavarësia e gjyqtarit nuk është privilegj, por garanci e qytetarit

October 5, 2026
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

October 5, 2026
SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

October 5, 2026
Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

October 5, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Lufta kundër korrupsionit mbetet e panegociueshme

October 5, 2026
“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com