• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tragjedia në Fier/ Dëshmitë e shoqeve: Pse Ermira kërkonte t’i jepte fund lidhjes me Drinin

by A R
13/02/2017 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Faktet e reja të zbuluara nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e vdekjes së Ermira Dushit (Arapi) dhe Drini Dervenit si dhe dëshmitë e shoqeve të 29-vjeçares hedhin dritë mbi zbulimin e të vërtetës mbi këtë ngjarje.

Nga ekspertët e hetimit mësohet fakti se Ermira ka kërkuar ndarjen prej Drinit që pas Vitit të Ri. Sipas dëshmive të disa prej shoqeve të saj, Ermira kërkonte të tërhiqej nga kjo lidhje sepse Drini i shkonte shpesh në dyqanin e saj, në qendër të qytetit, përgjatë pedonales kryesore.

Burimet nga hetimi tregojnë për “Panorama” se Ermira donte t’i kthehej jetës së qetë familjare dhe për këtë i ka kërkuar të ndaheshin Drinit, gjë që nuk pranohej prej tij.

Grupi hetimor gjithashtu do të këqyrë tabulatet telefonike të çiftit të dashuruar, prej të cilave do të nxirren mesazhet dhe thirrjet telefonike të tyre për gjatë gjashtë muajve të fundit.

Po ashtu mësohet se pasi të mbërrijë përgjigjja për shtatzëninë e Ermirës, nëse do të rezultojë të jetë pozitive, do të kërkohet të bëhet një tjetër analizë ADN-je për të konfirmuar atësinë e fetusit.

Ky verifikim do të ishte një tjetër detaj i rëndësishëm, që do të çonte hetimin në zbardhjen e shkaqeve të vrasjes dhe vetëvrasjes. Por, siç u dyshua edhe në fillim, paralelisht do të vijojnë hetimet edhe për ndonjë konflikt të djalit apo të vajzës me të tjerë persona, konflikt që mund të ketë ardhur për shkaqe të tjera ende të paqarta.

Ndërkohë, nga grupi hetimor janë sekuestruar edhe kamerat e dyqanit të perdeve që menaxhohej nga Ermira, si dhe disa kamera afër biznesit të saj, të cilat do të verifikohen në ditët në vijim për të parë hyrjet dhe daljet në dyqan kohët e fundit, sidomos pas Vitit të Ri që dyshohet se ajo kërkonte shkëputjen nga i dashuri i saj, me të cilin kishte lidhje jashtëmartesore prej disa kohësh.

Ermira Arapi dhe Drini Derveni humbën jetën dy ditë më parë në Fier. Kalimtarë të rastit gjetën trupat e pajetë brenda një automjeti në pronësi të Dervenit. Policia zyrtarisht u shpreh se bëhej fjalë për një vrasje dhe më pas vetëvrasje nga ana e Drini Dervenit.

Ky i fundit vinte nga një familje e respektuar në Fier. Madje, kjo bëri që ai të përcillej për në banesën e fundit nga qindra miq e të afërm, ndryshe nga sa u përcoll Ermira, për të cilën u bë një ceremoni nga prindërit dhe familjarët e saj në fshatin Ngurrëz të Lushnjës./a.m.

Next Post
Miratohet buxheti kosovar për vitin 2017

Nesër në Kuvend të Kosovës vendoset debati për FAK-un e interpelanca me kryeministrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta vijon rënien në tregjet ndërkombëtare, në bursën e Nju Jorkut një fuçi u shit nën 99$

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

March 23, 2026
Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

March 23, 2026
Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

March 23, 2026
Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

March 23, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In