• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tragjedia në Fier, bashkëshorti i Ermirës i rënduar psikologjikisht, ja dëshmia e tij

by A R
14/02/2017 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk jam në gjendje të flas”. Kjo ka qenë fjalia përcjellëse e Armando Dushit, bashkëshortit të Ermira Dushit (Arapi), ndaj Policisë së Fierit, që mbërriti dje në banesën e tij për t’i marrë dëshminë.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se për shkak të çështjes delikate, Armando Dushi nuk është thërritur në ambientet e policisë. Pak ditë pas tragjedisë, ku bashkëshortja e tij u gjet e vrarë bashkë me 32-­vjeçarin Drini Derveni është konsideruar si e domosdoshme dëshmia e tij, gjë e cila mund të hidhte dritë mbi motivin e kësaj tragjedie. Por sipas burimeve, Armando Dushi nuk ka pranuar të deponojë për hetimorët, duke argumentuar se nuk ishte në gjendje të fliste rreth kësaj çështjeje.

Të njëjtat burime thanë se ai është mjaft i ngarkuar psikologjikisht, pasi, veç humbjes së të shoqes, ai po përjeton zhgënjimin e tradhtisë. Për këtë shkak, Dushi bojkotoi edhe varrimin e Ermirës dhe nuk pranoi të tërhiqte trupin e saj. Ai u nis nga Greqia bashkë me prindërit menjëherë pasi e lajmëruan për ngjarjen.

Por rrethanat e krimit i ka mësuar pas mbërritjes. Dy ditë pas ngjarjes, ai fshiu të gjitha fotografitë e bashkëshortes së ndjerë në profilin e tij në “Facebook”. Ndërkaq, ekspertiza mjekoligjore e kryer në Tiranë ka dalë në rezultatin se Ermira Dushi nuk ka qenë shtatzënë. Mesditën e djeshme ka mbërritur rezultati edhe në Policinë e Fierit, çka hidhte poshtë dyshimin paraprak për një shtatzëni të mundshme të saj.

Sipas ekspertëve të grupit hetimor, nisur nga forma e rrumbullakosur e barkut, u hodhën dyshime se e reja mund të ishte shtatzënë disa javëshe, çka mund të ishte bërë shkak për një sherr mes çiftit Drini Derveni dhe Ermira Arapi. Po ashtu, burimet nga grupi hetimor bënë të ditur se e kanë hedhur poshtë pistën e vrasjes së tyre nga persona të tretë. Ata shprehen se është ndërtuar dinamika e ngjarjes dhe nga të dhënat e ekspertizës ka rezultuar se djali ka vrarë 29­vjeçaren e më pas veten.

Tashmë pritet që të zbardhen telefonatat dhe mesazhet që të rinjtë kanë shkëmbyer, çka mund të dokumentojë debate të mundshme mes tyre. Nga hetimet e kryera dhe dëshmitë e marra nga shoqet e Ermira Dushit, është konfirmuar se problemet mes tyre kishin nisur pas Vitit të Ri, pasi 29-­vjeçarja i kishte kërkuar Drinit ndarjen./panorama/a.m.

Next Post
“Dhuratë” për ditëlindje të dashurës: Plagosje me thikë dhe hunda me gjak. Burg për shqiptarin në Gjermani

Tre filtrat e Vettingut, kandidatët do të verifikohen edhe për lidhjet me Sigurimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

March 11, 2026
Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

March 11, 2026
Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

March 11, 2026
Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

March 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Dronët kamikazë që kërkojnë shehid nga ‘regjimi i Edi Ramës’

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

March 11, 2026
Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In