“I nderuar Zoti President, Jam shumë i tronditur nga sulmet e sotme mizore terroriste që goditën një prej Xhamive të Sinait e ku humbën jetën qindra besimtarë të pafajshëm e dhjetra të tjerë u lënduan. Më lejoni që përmes Jush, t’i shpreh ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave, ndërsa të lënduarve t’i uroj shërim të shpejtë e kthim sa më parë në jetën normale. I dënoj me forcë këto akte barbare terroriste, që synojnë të frikësojnë shoqërinë egjiptiane dhe të kërcënojnë sigurinë e Egjiptit e të rajonit. Ju siguroj se, në këto momente të vështira e të dhimbshme, si dhe në luftën kundër terrorizmit e ekstremizmit të dhunshëm, unë dhe populli shqiptar jemi me Ju dhe popullin egjiptian”, shkrua Meta.