Ministrja e Informacionit të Libanit, Manal Abdel Samad ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen, pas rritjes së zemërimit të popullit libanez nga shpërthimi katastrofik që ndodhi më 4 gusht.
Dorëheqja e saj vjen ndërsa zemërimi i publikut po rritet kundër qeverisë, duke u fajësuar për keqmenaxhimin kronik dhe korrupsionin që besohet se qëndron pas shpërthimit në Portin e Bejrutit.
Në letrën e saj të dorëheqjes Abdel Samad shkruhet se asaj i vjen keq për mosarritjen e aspiratave dhe dështimin e qeverisë për popullin libanez.
“Pas katastrofës së jashtëzakonshme të Bejrutit, unë njoftoj dorëheqjen time,” tha ajo në një deklaratë të bërë nga media lokale, duke kërkuar falje para publikut libanez për dështimin e tyre.
Pesë nga 128 anëtarët e parlamentit kanë njoftuar gjithashtu dorëheqjen e tyre që nga e shtuna, duke përfshirë tre ligjvënës të partisë Christian Kataeb, një anëtar të Partisë Socialiste Progresiste dhe një të pavarur.
/e.rr