• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tragjedia/ I vdiq e shoqja dhe 2 fëmijët, kryefamiljari: Dyshoj se i ka helmuar një 30-vjeçare, gruaja e pa duke konsumuar lidhjen jashtëmartesore

by Java News
20/05/2022 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tragjedi e rëndë ndodhur më 13 shkurt të 2020 në Ostren të Bulqizës u mori jetën 3 pjesëtarëve të familjes Tolaj, nënës Rajmonda, vajzës Rudina 18, vjeçe dhe djalit Fajtoni, 16 vjeç, ndërsa vajza tjetër, Merita 14 vjeçare, u transportua në spital e për fat të mirë arriti të mbijetojë.

Policia deklaroi në atë kohë se shkak për vdekjen e tyre ishte bërë rrjedhja e gazit.

Por ndërsa kanë kaluar rreth dy vite, kryefamiljari Ylber Tolaj zbulon detaje të reja dhe hedh akuza të rënda nga një 30-vjeçareje, që sipas tij ka qenë ajo që i ka helmuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Në një rrëfim ekskluziv për BalkanWeb, dhënë për gazetarin Enver Doçi, ai thotë se ndërsa bashkëshortja e tij ishte nisur për të shkuar në familjen prindërve të saj në fshatin pranë Ostrenit, në një zonë të pyllëzuar që e ka përshkruar me këmbë, ka parë 30-vjeçaren duke kryer marrëdhënie intime me një burrë, duke  u zbuluar kështu një lidhje jashtëmartesore që ata të dy kishin.

Ai rrëfen se vajza që ka mbijetuar i ka treguar se 30-vjeçarja në fjalë, pasi gruaja e tij i kishte parë në pyll, ka shkuar në shtëpinë e tyre tre herë brenda ditës, dhe ka qëndruar për rreth tre orë.

Ai i është drejtuar policisë duke kallëzuar këtë person, pasi dyshon se ka qenë ajo që i ka helmuar me qëllim që të mos zbulohej lidhja jashtëmartesore.

Kryefamiljari, i cili ishte emigrant në Greqi kur ndodhi tragjedia, është shprehur për gazetarin Doçi se dyshon se 30-vjeçarja i ka helmuar përmes ushqimit, por shton se dyshime ka dhe për persona të tjerë që mund të kenë ndihmuar atë.

Tolaj thotë se as akuzave që ka bërë, e reja është thirrur vetë një herë për të dëshmuar, ndërsa tani sipas tij, ajo është larguar nga Shqipëria dhe ndodhet në Gjermani.

Por sipas tij, prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim konkret, ndërsa tashmë kërkon që t’i drejtohet SPAK.

Pjesë nga dëshmia:

Si e morët vesh ngjarjen:

Unë isha në Greqi, atë natë fola me familjen, e pyeta çfarë bëjnë… Gruaja atë natë shkoi tek vjehrri im, pasdite nga ora 3

Sa larg është shtëpia e jote tek shtëpia e vjehrrit tuaj

Nja 20 minuta në këmbë

Është zonë e pyllëzuar, mal?

Pak po, jo shumë. Bashkëshortja kishte shkuar nga shpia ime për poshtë dhe ishte takuar me një familje atje poshtë te prroi, dhe një goc e kishte marrë më pas në telefon kur kishte vajt nusja tek vjehrri dhe i kishte thënë të ‘shkoj të rregulloj telefonin tek shtëpia jote?’

Ju mendoni se bashkëshortja juaj ka takuar, (ka parë) dy persona që po bënin veprime të turpshme?

Po, po. Ky personi, femër, kishte shkuar më pas te shpia ime. Asnjëherë s’kishte vajt te shpia ime brenda, por kishin pirë kafe jashtë. Atë natë kishte shkuar në shpi dhe ka pirë kafe mbi tre orë. Në shpi ka gjetur gocën e madhe që ndërroi jetë, dhe gocën e vogël. Kur e kishte marrë në telefon gruan, ajo që pa në pyll, i kishte thënë ‘a të shkoj tek shtëpia jote të rregulloj pak telefonin’ , dhe nusja i kishte thënë mirë shko. Nusja nuk ishte në shpi se ishte tek vjehrri.

Kishte vajt kjo kishte nejt mbi tre orë, goca tregon, gocën e ka lënë Zoti që të jetë dëshmitare. Atë ditë që e ka parë në pyll, ajo ka shkuar tre herë tek shpi.

Mendova se shteti do punojë, shteti më duket asgjë nuk bën, kam qenë tek prokurori, e kam marrë shumë herë në telefon,  as telefonin se ka hapur, edhe ça të bëj unë nuk e di.

Unë kërkoj ta zbardhë shteti, ta marrë SPAK këtë ngjarje.

Kam humbur tre pjesëtarë të familjes, dhe vajzën e shpëtoi Zoti që t’i tregojë këto gjëra.

Në ditën e varrimit nuk mbaj mend kush ka qenë, ditën e tretë e thirra, se ashtu e kemi, nuk erdhi. Nuk vinte. Dyshova tek ajo. Më pas më tha goca që ka qenë një femër kështu kështu, dhe kur erdhi mami e pyeti mami, ndryshe i tha mamit ndryshe na tha ne, i thash pse s’me tregove më parë…

Nuk e di kush ka qenë personi, mashkull, që gruaja e ka parë atë ditë në pyll. Bashkëshortin e saj ia njoh.

Kjo femra ku ndodhet tani?

Ka ik jashtë shtetit, ka qenë një herë në polici edhe se kanë thirr akoma. Pse se kanë thirr? Duhet ta thërrasin jo një herë por 100 herë…./m.j

Next Post
Balla: S’pranojmë propozim për President të ardhur nga Alibeaj. Ajo që më vjen keq është insistimi i PD për të mos dialoguar

Presidenti i ri/ Alibeaj: Pas publikimit të kandidaturave ka pasur në media një tërheqje nga ana e PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

April 4, 2026
Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

April 4, 2026
Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

April 4, 2026
Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

April 4, 2026
Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

April 4, 2026
Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

April 4, 2026
FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In